Britani e Madhe/ E paketuar në mjetin frigoriferik, sekuestrohet kokainë me vlerë 10 milionë Euro

450
Sigal

Një shofer është akuzuar pasi një mjetin të cilin drejtonte u gjet kokainë në vlerë 10 milion euro e cila ishte fshehur në një ngarkesë që transportonte peshk të ngrirë. Transporti u zbulua në pjesën e pasme të një furgoni frigoriferik kur automjeti u kontrollua teksa dilte nga një traget në portin Newhaven, në Lindjen e Sussex në Britaninë e Madhe, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Oficerët gjetën 97 pako, ku secila përmbante rreth 1 kg kokainë. Agjencia Kombëtare e Krimit tha që droga mund të ishte shitur për rreth 10 milion në vlerën e tregut. James Satterley, 50 vjeç, nga Cookham, Maidenhead, është akuzuar për importimin e drogave të klasit A, shkruan The Guardian transmeton Faxweb.al.

Ai u mbajt në paraburgim dhe pritet të paraqitet para magjistratëve të Brighton të hënën. Paul Morris, oficer i lartë hetues NCA, tha: “Oficerët e NCA po punojnë së bashku me Forcën Kufitare, policinë e Sussex, policinë Thames Valley dhe njësinë rajonale të krimit të organizuar në jug-lindje për të hetuar këtë kapje dhe rrethanat rreth sajDuke punuar me partnerë, ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka mundemi për të prishur grupet e krimit të organizuar të përfshirë në importimin në shkallë të gjerë të drogëra ve të klasit A, të cilat nxisin dhunë serioze dhe ndikojnë disa nga anëtarët më të rrezikuar të shoqërisë sonë. Bërja e konfiskimeve si kjo është një pjesë e rëndësishme e kësaj pune.”