“66 mijë vende pune me 1200 euro”/ Basha: Do të përfitojmë edhe ne nga Gjermania

538
Sigal

Kryedemokrati Lulzim Basha u kthye nga një vizitë në Gjermani ku mori mbështetje nga partia më e madhe, CDU, por edhe nga biznesi dhe kompanitë e mëdha gjermane.

Gjatë bashkëbisedimit që po zhvillon me gazetarët në selinë blu, Basha tha se vende si Serbia kanë përfituar nga Gjermania pasi kanë thithur investime gjermane që kanë krijuar 66 mijë vende pune me mesatarisht 1200 euro në muaj.

Sipas liderit të opozitës, Serbia para 10 vitesh e kishte pagën mesatare sa Shqipëria por tani na ka parakaluar ndjeshëm falë investimeve të huaja. Basha tha se drama e madhe ekonomike në Shqipëri mbetet mungesa e investimeve të huaja.

Ai tha se kontaktet e tij dhe mbështetja gjermane do të sjellin vende pune në Shqipëri.

Sipas Bashës, kjo do bëjë që të rinjtë të mos ikin nga vendi. Në këtë mënyrë Gjermania do vijë në Shqipëri me vende pune siç ka bërë në Serbi.