
Ajo është një supermodele dhe imazhi i markës së njohur Victoria’s Secret prej shumë vitesh.
Por janë përhapur thashetheme se Adriana Lima do të sfilojë për herë të fundit në shfaqjen e madhe të modës mbrëmjen e së enjtes.
37-vjeçarja ka punuar për gjigandin e të brendshmeve që nga viti 1999.
Lajmi u spekulua nga modeja australiane, Georgia Fowler e cila tha se kjo do të jetë shfaqja e fundit e Limës në pasarelën VS.
“Do të jetë viti i saj i fundit mendoj, por ajo ka qëndruar prej shumë vitesh në pasarelë dhe vazhdon të duket mahnitëse,”-tha ajo.
Mbetet për t’u konfirmuar nëse ky është fundi i supermodeles në VS.