Presidenti Bajram Begaj takon ambasadorin e OSBE-ODIHR Lamberto Zannier, fokusi në zgjedhjet e 11 majit

56
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Gjatë takimit, vëmendja u përqendrua te procesi zgjedhor i 11 majit, ku u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi demokratik, të drejtë, të lirë dhe të ndershëm. Presidenti Begaj u njoh me gjetjet paraprake të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit, si dhe përgëzoi për angazhimin profesional dhe gjithëpërfshirës të tij.

Kreu i Shtetit vlerësoi veçanërisht përfshirjen për herë të parë të Diasporës në votime, si një hap historik drejt përmirësimit të pjesëmarrjes qytetare dhe shprehjes së vullnetit të lirë përmes votës.

Njoftim:

Tiranë, më 6 maj 2025

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin Lamberto Zannier, kryesues i misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet.
Biseda u fokusua në procesin zgjedhor të 11 majit, ndërsa u theksua rëndësia e zhvillimit të një procesi të drejtë, të lirë e të ndershëm. Presidenti i Republikës u njoh me gjetjet e deritanishme të OSBE-ODIHR-it, ndërsa përgëzoi këtë mision që ka përfshirë në vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri edhe organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.
Gjatë bisedës më Ambasadorin Zannier, Kreu i Shtetit
 vlerësoi përfshirjen për herë të parë në histori të Diasporës në votime, duke mundësuar shprehjen e vullnetit të lirë nëpërmjet votës.