VIDEO/ Deputeti grek shfaqet në krah të Dules në Bularat: Ja pse kam ardhur këtu

813
Sigal

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka shkuar në Bularat për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Kostandinos Katsifas.

Në një deklaratë të shkurtër për median Dule deklaroi se ky është moment i varrimit dhe si i tillë, është moment i shenjtë, nga ana tjetër ai theksoi se zbardhja e kësaj çështjeje është jetike.

“Jemi sot në këto moment, që është moment varrimi në radhë të parë, dhe si pasojë janë të shenjta. Jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Kostandinos, me mamanë, babain dhe gjithë komunitetin. Jemi këtu për të shprehur nderimin, ndaj të ndjerit por edhe në të njëjtën kohë edhe vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Transparenca e kësaj e kësaj çështjeje është me rëndësi jetike, ajo mund të vonojë por natyrisht që nuk do të humbasë”, tha Dule.

Ndërkohë krahas Dules ishte dhe deputeti grek i Nea-Demokracia Savas Anastasiadhis. Ai në deklaratën e tij për mediat është shprehur se ndodhet aty si i dërguari i partisë Nea Demokracia.

“Jam i ngarkuari për nga partia Demokracia e Re për çështjet e jashtme, ndodhem këtu si dërguar nga kreu i partisë Demokracia e Re, më ka dërguar partia për të humburin tonë minoritarin Kacifas. Do të mbështes familjarët e tij.dhe komplet  minoritetin dhe shumë patriotët tanë që kanë ardhur nga Greqia. Bashkë me mua ndodhet edhe deputeti, zoti Dule.Nuk kemi ardhur këtu për të bërë politikë”, ka thënë ai.

Ndërkohë që në Bularat ndodhet dhe deputeti i Vangjel Tavo.

Në sheshin e fshatit janë vendosur flamuj grekë dhe banderola të shumta, ku Katsifasit i janë kënduar edhe këngë trimërie.

Katsifa ti jeton ti na udhëheq”, “Maqedonia Qipro dhe Vorio-Epiri janë bashkë. Greqia eshte këtu”, “Hellas, Hellas na mbro dhe ne”, ishin disa nga thirrjet e nacionalitëve grekë ku nuk kanë munguar edhe thirrjet antishqiptare.

Edhe eurodeputetja qipriote ka mbërritur paraditen e së enjtes në shtëpinë e Kostandinos Kacifas, në fshatin Bularat të Gjirokastrës.

Theocarus ka deklaruar disa ditë më parë se çështjen e Kacifas do ta dërgonte në Parlamentin Evropian.

“Ai mund të arrestohej, por u vra. U ekzekutua nga policia shqiptare”, pati thënë eurodeputetja.
Në orën 13:00 do të mbahet mesha në kishën e fshatit.