Njihuni me vetitë kuruese të manaferrave…

416
Sigal

Manaferrat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, me vlera të larta antioksiduese dhe ushqyese. Ato janë të varfra me kalori, karbohidrate dhe yndyra

Manaferrat janë fruta shumë të shijshme, të cilat kanë veti të shumta kuruese dhe njihen si fruta me fije dietike. Ato mund të konsumohen të freskëta, të ngrira apo komposto, dhe nga to bëhen edhe marmelata të shijshme, lëngje, ëmbëlsira dhe madje edhe verëra. Manaferrat janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra, me vlera të larta antioksiduese dhe ushqyese. Ato janë të varfra me kalori, karbohidrate dhe yndyra, gjë që i vë ato në krye të ushqimeve të shëndetshme, shumë të dëshirueshme në çdo dietë.

Konsumi

Studimet kanë treguar se manaferrat përmbajnë acidin elagjik, për të cilin është dëshmuar se parandalon formimin e sëmundjeve kancerogjene. Një filxhan me manaferra përmban dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila, siç e dimë, e stimulon sistemin imunitar. Megjithatë, përfitimi më i madh i konsumimit të manaferrave fshihet në acidin folik, i cili është një agjent shumë i fuqishëm para-kancerogjen. Manaferrat në 100 gramë përmbajnë 5.350 ORAC njësi, gjë që i vë ata në krye të frutave luftëtare kundër kancerit.

Efektet

Përveç kësaj, manaferrat kanë efekt shumë pozitiv në shëndetin e zemrës, të lëkurës, ruajnë pamjen dhe shëndetin te gratë, ato janë të mirë për tretjen, prandaj janë të rekomandueshme për diabetikët. Gjithashtu manaferrat janë fruta të pasur me vitaminë K, e cila nxit absorbimin e kalciumit në gjak, si dhe forcon eshtrat.