Fier/ E përdhunojnë dhe i kërkojnë para vajzës së re, dy fierakë në pranga

377
Sigal

Dy të rinj nga Fieri janë arrestuar nga policia, pasi kanë përdhunuar një vajzë të re dhe i kanë kërkuar edhe para.

Arrestimet janë bërë gjatë ditës së sotme.

Njoftimi i Policisë së Fierit:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier ndaluan shtetasit M. G., 26 vjeç (i dënuar më parë për kundërshtim dhe goditje të prokurorit) dhe O. A., 25 vjeç, të dy banues në Fier.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pas kallëzimit të bërë në DVP Fier, nga një 23-vjeçare se në datën 05.05.2020, në një banesë të tyre në Fier, këta shtetas e kanë përdhunuar dhe e kanë shtrënguar për të përfituar pasuri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve M. G. dhe O. A., si autorë të dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’ dhe ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie’ e kryer në bashkëpunim.