Bundesliga starton me rregulla të reja

260
Sigal

Ndalohet përqafimet, shtrëngimi i duarve dhe pështymat. Këto janë disa nga rregullat e reja të shtuara në protokollin sanitar që Bundesliga duhet ti zbatoj me çdo kusht gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Futbolli gjerman starton më 16 maj, me dyer të mbyllura me rregulla strikte si pasojë e emergjencës që ka sjell Covid-19. Përfundimi i sezonit të rregullt është parashikuar më 27/28 korrik.

Bayern

Qeveria gjermane dha dritën jeshile për rifillimin e aktiviteteve sportive më 6 maj, ndërsa Federata fiksoi datën 16 majin si datën kur do të rifillojnë Bundesliga dhe Bundesliga 2. Nuk pati asnjë ndryshim në program gjatë këtyre ditëve pavarësisht se disa lojtarë rezultuan pozitiv me coronavirus.