Pandemia, Serbia hap kufijtë nga 1 qershori

Nga 1 qershori, Serbia do të rihapë kufijtë me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Njoftimin e dha ministri i jashtëm Ivica Dacic, i cili shtoi se kufizimet do të mbeten në fuqi për shtetasit e vendeve të Bashkimit Europian, të paktën deri në 15 qershor.

Sigal

Kufijtë në rajon janë mbyllur në mes të muajit mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Serbia është vendi më I prekur nga koronavirsi Ballkanin Perëndimor, me rreth 200 viktima e mbi 10 mijë të infektuar.

Sa i përket Kosovës, situata me pandeminë vijon të jetë pozitive. Vetëm 12 pacientë janë të shtruar në spital, 4 prej të cilëve në terapi intensive. 24 raste te reja u raportuan te martën, për një total prej 919 të infektuarit. Personat që kanë humbur jetën janë 29.