Partizani: “Europa, objektivi i madh”

588
Sigal

Flet zëdhënësi i klubit të kuq, Olsi Ranxhi: “Na duhen edhe dy sulmues. Kemi realizuar 11 blerje”

Partizani vazhdon përgatitjet në Grevena të Greqisë, atje ky skuadrat e kuqe ndodhet gati dy javësh. Pas miqësores së fituar 5-0 me Grevenanë, dje ekipi i Hasan Likës luajti me Janicën (humbi 1-0), një ekip i Kategorisë së Dytë greke. 15 herë kampionët e Shqipërisë kanë qenë tepër aktivë në merkaton verore. “Deri tani kemi afruar 11 lojtarë, por në plan kemi dhe dy sulmues, tepër të kërkuar nga trajneri Lika, – tha zëdhënësi i klubit, Olsi Ranxhi. Partizani ka nënshkruar kontrata me lojtarë nga kampionati shqiptar, por dhe nga ai kosovar. Me presidentin Lulzim Sallaku kanë firmosur Besnik Krasniqi, Gëzim Krasniqi, Ertan Demiri, Mevlan Murati, Labinot Ibrahimi, Behar Maliqi, Alban Hoxha, Aldo Mitraj, Anton Mazrekaj, Armir Rrahmani, Renato Hyshmeri. “Nesër (sot) pritet të mbërrijë dhe Mentor Mazrekaj, kështu që ekipi do te jetë me i plotë, – shtoi Ranxhi. Partizani pritet të kthehet të merkurën në Shqipëri, ndërsa ende nuk është caktuar data e nisjes për në turneun e Italisë. Të kuqtë janë rikthyer në Superligë pas një mungesë katërvjeçare (nga 2009) dhe tashmë kanë një ekip krejt tjetër nga ai që bëri të mundur rikthimin në Kategorinë Superiore. “Presidenca ka plotësuar thuajse të gjitha kërkesat e trajnerit Lika, – tha Ranxhi për gazetën “Telegraf”. – Mbrojtja dhe mesfusha janë ‘OK’, ndërsa po punohet të kompletohet edhe sulmi”. Dy aksionarët Gazmend Demi dhe Lulzim Sallaku po punojnë seriozisht, për një rikthim të bujshëm të skuadrës në kampionatin elitar. Në fakt, Partizani nuk fiton një kampionat nga sezoni 1992-1993, një Kupë të Shqipërisë nga viti 2004 dhe një Superkupë po nga ai vit. “Objektivat e mëdha të klubit janë sigurimi i një vendi në Europë dhe Kupa e Shqipërisë. Gjithsesi, ecuria e javëve të para në kampionat do të tregojë shumë për forcën e ekipit dhe rivalëve”, – tha Ranxhi. Ndeshja e parë e Partizanit në kampionat është ajo kundër Kastriotit në Krujë. Derbi me Tiranën është në javën e 7-të.

 Trofetë e fundit

Partizani nuk fiton një kampionat nga sezoni 1992-1993, një Kupë të Shqipërisë nga viti 2004 dhe një Superkupë po nga ai vit.

 Ndeshja e parë

Takimi i parë e Partizanit në kampionat është ajo kundër Kastriotit në Krujë. Derbi me Tiranën është në javën e 7-të.

11 blerjet sezonale

 Tek të kuqtë janë afruar Besnik Krasniqi, Gezim Krasniqi, Ertan Demiri, Mevlan Murati, Labinot Ibrahimi, Behar Maliqi, Alban Hoxha, Aldo Mitraj, Mentor Mazrekaj, Armir Rrahmani dhe Renato Hyshmeri.

   MIQËSORJA

JANICA-PARTIZANI 1-0

Partizani humbi 1-0 ndeshjen miqësore me Janicën, skuadrën greke të Kategorisë së Dytë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa të kuqve iu anulua edhe një gol. Në fraksionin e dytë, ekipi grek luajti më mirë, ndërsa shënoi një gol qysh në fillim të kësaj pjese, duke fituar edhe ndeshjen 1-0. Formacioni i parë i Partizanit ishte ky: Hoxha, Krasniqi B, Ibrahimi, Krasniqi G, Murati, Lala, Maliqi, Demiri, Yshmeri, Malo, Mitre. Në takimin e parë miqësor në përgatitoren greke, Partizani fitoi 5-0 me Grevenanë.

DUKURIA

REKORD ANËTARËSIMESH

 Grupimi kryesor tifozerik i skuadrës së Partizanit, “Ultras- Guerrils”, ka nisur nga anëtarësimet e reja për sezonin e ardhshëm. Numri i tyre ka shkuar në rreth 1000 vetë, ndërkohë që në ditët në vijim pritet që të rritet akoma edhe më shumë. Lapraka, Tirana e Re dhe Kombinati janë aktualisht bazat e anëtarësimeve në kryeqytet, ndërkohë që ato janë shtrirë edhe në pjesë të tjera të vendit. Kuota e anëtarësimit është 10 mijë lekë të vjetër.

  LIGA E KAMPIONEVE/ Sot, Skënderbeu-Shahkter (20:00). Kompanitë e basteve: Skënderbeu humbet sërish

  Josa: “Do të bëjmë më të mirën”

 Skënderbeu do të luajë sot kundër Shahkter Karagandës në “Qemal Stafa” (20:00), për të harruar humbjen e turpshme 3-0 në “Astana Arena” dhe për të ruajtur nderin e ekipit kampion. Në ndeshjen e parë më kazakët e Shahker Karangadës, “ujqërit e dëborës”  zhgënjyen në fund të takimit, pasi deri në minutën e 75-të ishin duke humbur 1-0, por dy golat e fundit u pësuan nga gabimet amatore të kampionëve të Shqipërisë. Gjithsesi, në takimin e kthimit ekipi i Mirel Josës synon fitoren, nisur edhe nga fakti se deficiti prej tre golash është vështirë për t’u balancuar dhe përmbysur. Drejtuesit e korçarëve janë të vetëdijshëm se, misioni shumë i vështirë, por tonet entuziaste janë të pranishme, kjo dhe për të motivuar lojtarët. “Besoj se lojtarët to të bëjnë më të mirën për të kaluar më tej. Është një rast i arrtë dhe do të provojmë të kalojmë në turin tjetër. Nga ky takim varret fat ii të gjithëve pasi në rast se kalojmë kemi mundësi të afirmohemi akoma edhe më shumë përsa i përket arenës Europiane. Besoj se do të bëjmë maksimumin e mundësive tona”, – tha trajneri Mirel Josa nga rezidenca e ekipit në resortin “Tropikal”. Shahkter Karagandy triumfoi 3-0 ndaj Skënderbeut në “Astana Arena”, me kazakastanasit që i dhanë një leksion të hidhur kampionëve të Shqipërisë në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminator të Ligës së Kampioneve. Golat e Shahkterit mbajnë firmat e boshnjakut Aldin Xhixhiç (8’) në pjesën e parë, dhe të dy kazakistanezëve: Roman Murtazajev (79’) dhe Sergei Hizhniçenko (90’). Skënderbeu duhet të fitojë të paktën 3-0 ndeshjen në kohën e rregullt, për të çuar atë në shtesa dhe për shpresuar ndoshta për një gol të katërt apo në ruletën e penalltive. “Formacionin e kam pothuajse të krijuar në mendje dhe vetëm disa dilemma të vogla mund të kenë mbetur. Në sulmi është dilema e parë ku Pejiç dhe Ejupi janë në balotazh për një fanelë titullari dhe vetëm njëri do e nisë nga fusha këtë takim”, – tha tekniku. Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 20:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” dhe do të drejtohet nga arbitri sllovak Ivan Kruzhliak. Edhe nëse Skënderbeu do të eliminohet në turin e tretë të Ligës së Kampioneve, skuadra korçare do të vazhdojë të luajë ën fazën “play-off” të Ligës së Europës, sipas formulës së paracaktuar nga UEFA. Nisur edhe nga rezultati i thellë i ndeshjes së parë, kompanitë e basteve kanë vendosur si favorite për fitore skuadrën e Shahkterit, edhe pse takimi luhet në Tiranë. Suksesi i kazakëve ka koeficientin 1.55, ai i Skënderbeut 5.23 dhe barazimi 4.05.

LIGA E KAMPIONEVE

Turi i dytë eliminator

17 korrik 2013

Neftçi-Skënderbeu    0-0

23 korrik 2012

Skënderbeu-Neftçi    1-0

Turi i tretë eliminator

30 korrik 2013

Shahkter-Skënderbeu 3-0

Sot, 6 gusht 2013

Skënderbeu-Shahkter  20:00

 Gjergji Muzaka

 Gjergji Muzaka, është zyrtarisht lojtari i Skënderbeut. Ish-mesfushori i Flamurtarit firmosi kontratën me katër herë kampionët e Shqipërisë. Për Muzakën bëhet fjalë për një rikthim, pasi ka luajtur me korçarët në sezonet 2010-2011 dhe 2011-2012. Ish-lojtari i Kombëtares më parë ka luajtur edhe me Partizanin, Tiranën dhe Dinamon, si dhe në Greqi me Iraklisin.