Sigal

Bardhësia dhe shëndeti i dhëmbëve varen jo vetëm nga kujdesi themelor, por edhe nga ushqimi që hani. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje ushqimeve që hani dhe mënyrës sesi ndikojnë ato në shëndetin e dhëmbëve tuaj.

Në mënyrë që të kujdeseni mirë për dhëmbët tuaj, dentistët rekomandojnë të hahen këto ushqime:

Karrota 
Karotina është e mirë për mukozën e gojës dhe mishrat. Gjithashtu e bën smaltin e dhëmbëve të fortë. Karrotat e freskëta janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur dhëmbët dhe mishrat e shëndetshëm.

Peshku
Gjithkush e di se dhëmbët kanë nevojë për kalcium, por fosfori është gjithashtu një nga elementët më të rëndësishëm për mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm.

Majdanoz
Eshtë një nga burimet kryesore të kalciumit.

Mollët
Mollët janë jashtëzakonisht efektive kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve të dhëmbëve dhe parandalimin e tyre.

Kivi
Ky frut ka shumë vitaminë C. Nëse ju mungon vitamina C, prodhimi i kolagjenit zvogëlohet dhe mishrat fillojnë të gjakosen.

Qepë
Ky është një antibiotik natyror që vret bakteret e dëmshme në gojë.

Susami
Heq pllakën e dhëmbëve shumë mirë dhe e bën smaltin më të fortë.

Djathi 
Djathi i fortë ka shumë pak kripë dhe shumë kalcium. Djathi ndihmon për të mbajtur ekuilibrin e duhur të pH-së që nuk lejon që bakteret të riprodhohen (disa lloje djathi mund të shkaktojnë erë të pakëndshme).

Çaji jeshil
Vret bakteret që dëmtojnë dhëmbët. Përveç kësaj, çaji jeshil e bën frymën tuaj shumë të freskët.