Dielli nuk shkakton gjithmonë tumor, por edhe e kuron atë

474
Mund të duket e çuditshme, por disa tumore që shkaktohen nga dielli mund të kurohen pikërisht nëpërmjet diellit dhe këtu i referohemi një tumori të shkaktuar në lëkurë e quajtur “keratoza atinike”, e cila shkaktohet nga ekspozimi në diell.
Simptomat do të lehtësohen pikërisht nëpërmjet rrezatimit të diellit.
Si është e mundur kjo?
Teknika që përdoret është një variant i terapisë tradicionale e quajtur terapia fotodinamike, e cila konsiston në aplikimin e një substance që aktivizohet nga një burim drite në mënyrë që të vdesin qelizat tumorale. Llampa që po përdoret kohët e fundit nënkupton përdorimin e rrezeve të diellit dhe ka shumë përparësi për mjekun dhe pacientin.
Gjithmonë tregoni kujdes!
Megjithatë nuk duhet të harroni se dielli nuk shkakton gjithmonë dëmtime, por ka një efekt disi të rëndë në lëkurë prandaj duhet të vendosni gjithmonë kremin mbrojtës në mënyrë që rrezatimi të mos shkaktojë pasoja të rënda si për shembull qelizat tumorale, plakjen e lëkurës etj. Sa më i gjatë të jetë ekspozimi aq më i lartë duhet të jetë faktori mbrojtës. Nëse keni një lëkurë të çelët duhet të përdorni kremin me faktor 50+
Sigal