10 mënyra të thjeshta për të jetuar më gjatë

513
Të gjithë jemi të shqetësuar nga sëmundjet e tmerrshme që po përhapen me shpejtësi kohët e fundit. Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që ekziston një zgjidhje për këtë gjë thjesht duhet mësuar mënyrat e duhura. Ju mund ta nisni këtë gjë me hapa të vegjël dhe ndryshime të vogla, të cilat do të përmirësojnë jetën tuaj në këto ditë. Edhe pse mund të jetë e vështirë për të bërë ndryshime në jetë, e rëndësishme është rezultati që do të dalë nga kjo gjë. Prandaj mendoni dhe vendosni në bazë të shëndetit dhe të ardhmes tuaj. Disa mënyra për të larguar sëmundjet dhe për të jetuar më gjatë dhe më të shëndetshëm janë paraqitur më poshtë. Këto ju mund t’i merrni si këshilla që mund t’ju rezultojnë në ndryshime të mëdha me kalimin e kohës.
1.Përfshini në pjatën tuaj shumë fruta dhe perime
Një studim 14-vjeçar ka gjetur se njerëzit, dieta e të cilëve ishte shumë e lartë në fruta dhe perime, kishin një rrezik 70% më të ulët për shfaqjen e rrezikut të sëmundjes së kancerit. Këto gjithashtu ndihmojnë edhe në tretjen e ushqimit më shpejt, janë më të pakta në kalori. Për këto arsye ju duhet ta vendosni si rregull marrjen e fruta – perimeve në vaktet tuaja.
Larja e dhëmbëve pas çdo vakti
Kjo gjë ul me 60% rrezikun e gjakderdhjes që shkaktohet nga mishrat e dhëmbëve, kjo nëse ato nuk pastrohen vazhdimisht ose nëse lahen me produkte jo-cilësore. Prandaj ju duhet të përdorni një furçë të butë dhe një pastë e cila nuk ka kimikate.
Hani më shumë për të peshuar më pak
Një studim i më shumë se 2.000 njerëze, të cilët kanë humbur një mesatare prej 67 % të peshës së trupit të tyre, kjo e arritur për 5 vjet, ka gjetur se shumica e tyre kanë konsumuar mëngjes dhe të gjitha vaktet e tjera në kohën dhe mënyrën e duhur. Por, më e rëndësishmja është ngrënia e mëngjesit dhe nga ky studim rezulton që ai nuk duhet të mungojë asnjëherë.
Ngrënia e sa më shumë domateve
Një produkt ky që po të konsumohet dy deri katër herë në javë mund të ndalojë rrezikun e sëmundjeve të tilla si prostata, kanceri, etj. kjo deri në 34%.
Vlerësimi i kolesterolit (me sytë tuaj)
Një dietë e mbushur me yndyrë, proteina, dobëson aftësinë tuaj për të ditur nivelin e kolesterolit në trupin tuaj. Kjo gjë do të rezultojë me shtresa të reja dhjami. Mendoni vetëm se çfarë mund t’i shkaktojë ushqimi dhe yndyrnat e tepërta arterieve tuaja dhe pastaj do të kuptoni edhe arsyen e shfaqjes së shumë sëmundjeve.
Peshk çdo javë
Ngrënia e peshkut dy herë në javë do të ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 25%.
Bërja e ushtrimeve fizike
Personat që bëjnë vrap ose ushtrime fizike çdo ditë rezultojnë sipas studimeve që të jenë më pak të prekur nga sëmundjet e zemrës dhe vdekshmërisë. Nuk është e nevojshme që ju të sforcoheni shumë për të bërë këto ushtrime, por edhe lëvizjet në këmbë gjatë ditës do t’ju bëjnë shumë mirë si për shëndetin po ashtu edhe për mbajtjen e një trupi të rregullt.
Hani dy mollë në ditë
Për shkak të dozës së madhe të fibrave që gjenden tek mollët do t’ju bëjë juve që të humbisni shumë peshë. Gjithashtu ju do të merrni një sasi të madhe të lëndëve që janë anti-kancerogjene.
Investoni në martesën tuaj
Një gjendje e pakënaqshme në martesë ose në lidhjet tuaja rrit mundësinë që ju të merrni më shumë kilogram, ose të dobësoheni shumë dhe t’ju shfaqen sëmundje që mund t’ju shkurtojnë edhe jetën. Kjo gjë sipas studimeve shkon deri në 35%, prandaj është e rëndësishme edhe lumturia në jetën tuaj, përveç ushqimeve që ju konsumoni.
Pini lëng qershie para se të flini
Qershia dhe lëngu i saj janë burime të koncentruar të melatoninës, një përbërës që ju ndihmon për një gjumë më të qetë edhe më të rehatshëm. E dimë se edhe gjumi ndikon në jetëgjatësinë tonë dhe normalisht njeriu ka nevojë fiziologjike për të. Por, një gjumë i çrregullt do të shkaktonte shumë probleme në shëndetin tuaj. Prandaj duhet të merrni në konsideratë këto këshilla për një jetë më të mirë dhe më të gjatë.
Sigal