Mat, gjendet i pajetë afër kanalit një 28 vjeçar, dyshohet se është aksidentuar

461
Një 28-vjeçar është gjetur i pajetë në një gropë me ujë në Mat. Mësohet se viktima, Artan Buci, 28 vjeç është gjetur në fshatin Gjalish, së bashku me motorin e tij me të cilin udhëtonte.
Kanë qenë vetë banorët e kësaj zone ata që kanë vërejtur trupin e tij, ndërsa kanë lajmëruar forcat e rendit.
Ndërkohë, policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet. Ndërkohë, nga hetimet paraprake dyshohet se i riu ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sigal