Qani Dervishi: Nuk e njihnim mitmarrjen, ora e mësimit ishte e shenjtë

697
Sigal

Gazeta Telegraf/


PERSONAZH/ Qani
Dervishi , mësuesi që ka dhënë kontribut të pandërprerë në fushën mësimore
edukative për mbi 42 vjet    

Mësuesi i fshatrave
të Labërisë: Dorëz, Kalivaç, Qesarat, Gusmar, Sinanaj, Matohasanaj, Gërnec,
Vllahinë, Kropisht, Babicë



AHMET DEMAJ

            Ka krijuar një rreth shoqëror të mirë. I respekton shokët dhe shoqërinë
si dhe çdo ngjarje që ka shoqëria. Po të mos e ndërpresësh “humbet” në kujtimet
e tij, duke sjellë në tavolinë nëpërmjet ngjarjeve, që nga viti 1965 e deri më
sot. Kujton me shumë nostalgji mësuesit e tij dhe kolegët që me të cilët  punoi si; Bajram Dakaj, Zano Tahiri, Zyber
Lulaj, Musa Dervishi e deri të Novruz Bektashi, Myftar Laze, Muharrem Bushi,
Xhemal Caushi, Lolo Dalani etj.       Po të
dëgjosh vështirësitë dhe sakrificat e këtij brezi mësuesish kupton dhe të nxënësve
që mësuan dhe edukuan, kupton atë atdhetarizëm që dalëngadalë po venitet. Të
pastër moralisht, jo korruptivë, jo falsifikatorë, të denjë për titullin
komisarë të dritës, të denjë për tu konsideruar si prind i dytë i fëmijëve që mësonin.
Është nostalgjia e viteve që nuk e lodh duke treguar. Edhe pse në pension ndien
keqardhje për shumë shkolla të braktisura. Janë këto dhe aktivizimi i tij në
jetën shoqërore që në një nga ditët e shtatorit u organizua një aktivitet në
nderim të punës së tij.

Mirënjohja

Në fjalën e rastit u theksua:  Të
nderuar anëtar të shoqatës A. K. “Labëria”, të Vlorës, të Lopsit dhe ju përfaqësues
të shoqatave të tjera. Mund ta kthejmë në normë të jetës tonë, ne të moshës së
tretë, që të mblidhemi për të parë e takuar, për të biseduar e për të përkujtuar,
por edhe për ditëlindje apo ditë vdekje të miqve, të shokëve dhe shoqeve tona të
Labërisë. Të mblidhemi pa bujë e tam–tame, por thjesht për respekt dhe për të
shprehur solidaritet me njeri–tjetrin, për njeri tjetrin. Por ngjarja që na bëri
bashkë sot ka një emër që quhet Qani Dervishi. Ka një sebep: Jemi mbledhur për
ta nderuar në emër të shoqatës A. K. “Labëria” me titullin “Mirënjohje e Labërisë”,
me motivacion: “Për kontribut të pa ndërprerë në fushën mësimore edukative për
mbi 42 vjet. Për angazhim të tij në aktivitete kulturore – sportive duke gjallëruar
jetën shkollore dhe të fshatrave ku punoi. Por mbi të gjitha për një angazhim
konkret duke mbështetur me pjesëmarrjen e tij në çdo aktivitet që ka zhvilluar
shoqata jonë dhe të tjera”. Qaniu këtë e ka quajtur detyrim të jetës së tij,
kurse ne këtë që bëjmë sot për Qanin është “ja kthejmë” si shpërblim e respekt
për kontributin e dhënë. S`janë pak 42 vjet mësues që nga 1965 në vendlindjen të
tij Dorëz, Kalivaç, Qesarat, Gusmar, Sinanaj, Matohasanaj, dhe më vonë në
fshatra të Vlorës: Gërnec, Vllahinë, Kropisht, Babicë etj. Sedra për të bërë
mirë punën e mësuesit, sakrifica fizike e shëndetësore për të vajtur në vendin
e punës dhe për të qëndruar larg familjes me ditë, javë e ndofta muaj, s`e lodhën
asnjëherë për të neglizhuar me detyrën fisnike të mësuesit. Dëshira për tu
kualifikuar çdo vit e më mirë kanë bërë që nxënësit e tij ta kujtojnë e nderojnë
me respekt sepse vet Qaniu ka respektuar punën e tij si mësues. Jo vetëm brenda
punës profesionale, por puna e Qani Dervishit si aktivist shoqëror në Rini, Front,
B. Profesionale, dhe pas viteve 1990 në pjesëmarrjen në O.J.Q. siç është edhe
shoqta jonë, kanë lënë gjurmë.

I
angazhuar në shoqatën
“Labëria”

Përmbi 10 vjet i anëtarësuar
dhe anëtar kryesie në shoqatën  “Labëria”
Vlorë. Pjesëmarrës në kuvende të Labërisë. Pjesëmarrës në çdo aktivitet që kemi
bërë brenda e jashtë Vlorës. Shumë aktiv në takime dhe analiza që kemi bërë. I
vlerësuar me certifikatë mirënjohje nga shoqata Kalivaç Tepelenë “Për kontribut
në fushën e arsimit”. I vlerësuar më certifikatë mirënjohje nga shoqata Lopsi
“Për kontribut në mbajtjen gjallë të bashkëpunimit në komunitet”. Sot as më
shumë e as më pak s`bëjmë gjë tjetër veç se certifikojmë me dokument
Mirënjohjen e Labërisë për shokun ton të nderuar Qani Dervishi. Jam i bindur se
kjo do të shërbej Qaniut dhe gjithë neve jo si privilegj e delir madhështie,
por si përgjegjësi për angazhime të reja. Folën Sejmen Gjokoli n/kryetar i
shoqatës A.K. “Labëria” i cili vlerësoi kontributin e Qaniut në Tepelenë dhe në
Vlorë. Albert Habazaj sek. i shoqatës Labëria në Vlorë e zgjeroi aktivitetin
duke thënë se njeriu që do, që respekton shoqërinë, që kontribuon në
mbarëvajtjen dhe gjallërimin e saj nuk njeh moshë. Një nga këta është edhe
Qaniu që nderojmë sot. Asqeri Llanaj, Fuat Kokallaj, Ruzhdi Bajrami, Agim
Jazaj, Eqerem Canaj, Shpresim Kasaj dhe shumë patriot të Qaniut me fjalë të
ngrohta inkurajuan për aktivitete të tilla dhe për njerëz aktiv të shoqatës
tonë. Duke marrë dekoratën Qaniu i emocionuar u shpreh: Kurrë s`kam menduar se
do të vinte një ditë e tillë. Ju falënderoj për gjithë ato vlerësime që mu
bënë. Më detyroni të jem më i angazhuar në probleme të shoqërisë.

                                    Kujtoj me nostalgji ato vite

Kur dola mësues nuk kishim shkolla të mira, nuk kishim kushte të mira, nuk
kishim bazë materiale, por kishim dëshirën e mirë, idealin atdhetar. Punonim
natë dhe ditë, punonim orar pa orar se brenda na ziente  amaneti i Rilindësve për gjuhën shqipe.
Askush nuk i imagjinon sotse sa rrugë bënim me këmbë, se sa herë lageshim nga
shiu, se sa herë mbeteshim dhe pa ngrënë. Nuk e njihnim mitmarrjen, nuk i
njihnim prapaskenat. Nxënësit i kishim si fëmijët tanë. Problemi i çdo nxënësi,
ishte problem i mësuesit. Disiplina ishte disiplinë. Nuk e imagjinonim nxënësin
duke bërë fjalë në mësim, nuk e mendonim të luante në klasë. Ora e mësimit për
ne ishte e shenjtë.

                                                Kryetar
i Shoqatës A. K. Labëria Vlorë