PD, Zhupa: Landfilli i Fierit, aferë korruptive e Ramës, asnjë transparencë për kontratën koncensionare

439
Sigal

Gazeta Telegraf/


Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina
Zhupa

Çdo ditë po dalin në drite fakte të reja që
vertetojnë se nxitimi i Edi Ramës për të miratuar ligjin e mbetjeve është
thellsisht korruptiv.

Rast flagrant është edhe koncesioni për ndërtimin e
impiantit të djegjes së mbetjeve në Portëz të Fierit i miratuar me shpejtesi
dhe në fshehtesi të plotë në muajin shtator

Firma fituese nuk ka asnjë eksperiencë në këtë fushë.

Kompania  “Integrated Technology Services” e
regjistruar për aktivitet në fushën e Teknologjisë së Informacionit,  15
ditë pas shpalljes së tenderit shton në objektin e aktivitetit të saj edhe
ndërtimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve me djegie (Incenerator) dhe
landfille për përpunimin e mbetjeve urbane dhe të rrezikshme.

Megjithëse është detyrim ligjor publikimi i kontratës,
në portalin e prokurimeve publike   është  publikuar vetem një
tip kontratë bosh.

Në të nuk ka të përcaktuar sa eshtë vlera e
investimit dhe as tarifat koncesionare.

Nuk përcaktohet sa para do të përfitojë nga shtetit
si subvencion,  por vetëm që detyrimi i Autoritetit Kontraktor për
pagesën  fillon nga Data e fillimit të punimeve.

E vetmja gjë e percaktuar është afati 6 vjeçare i koncesionit.
Pra për 6 vjet do tu merret toka pronarëve për të ndërtuar një impiant për
djegjen e mbetjeve të vendit dhe ato që Edi Rama shpreson të sjellë me ligjin e
mbetjeve.

Gjithçka është bërë në fshehtësi të plotë në mungesë
transparence  dhe me shpejtësi marramendese. Ky është interesi i Edi Ramës
dhe jo kompanitë e riciklimit që i përdor për të mbuluar aferat e tij
korruptive me ligjin e mbetjeve .

Kjo është arsyeja e vetme, shpjegimi i vërtetë se
pse Edi Rama tre vite më parë bëri të anulohej referendumi duke anuluar ligjin
për mbetjet, dhe sot riktheu ligjin dhe fyen këdo që është kundër.

Afera korruptive mbi të cilën po ngrihet ky impiant
i djegjes se mbetjeve është  arsyeja e dhunës se ushtruar një dite me parë
ndaj banorëve të fshatit Portez që kundeshtojnë ndertimin e  ketij
impianti.

Paraja dhe pushteti është interesi i vetëm i Edi
Ramës. 

Prandaj nuk bën transparencë,  prandaj i tradhëtoi
ashiqare 65 mije qytetarët që firmosën për refendum.

Partia Demokratike kërkon nga prokuroria një hetim
të shpejte për afere korruptive të impiantit të diegive të mbetjeve në Fier.

Për para dhe pushtet me drogën dhe plehrat, 
Edi Rama po kthehet në kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.