Zyrat elektorale të Rilindjes, u kthyen në kioska ushqimesh

303
Sigal

Denoncimi i LSI: Zyrat elektorale të “Rilindjes” janë kthyer në kioska ushqimoresh me produkte të skaduara

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Tiranë, Klevi Pojana denoncoi dje se prej 8 vitesh qeveria ka abuzuar ndaj qytetarëve të zakonshëm. Pojana nëpërmjet një video të publikuar, denoncon se zyrat elektorale të “Rilindjes” janë kthyer në kioska ushqimoresh me produkte të skaduara, të cilët sipas tij po i shpërndahen familjeve në nevojë për arsye zgjedhore.

Denoncimi

Ju denoncoj sot (dje) një ndër aktet më të fundit të qeverisë në ikje, e cila nëpërmjet litarit të bukës tenton të intimidojë dhe blejë qytetarët shqiptarë. Pamjet tregojnë se si janë kthyer zyrat elektorale të ‘Rilindjes’ në kioska ushqimoresh me produkte të skaduara, që i shpërndahen familjeve në nevojë duke i intimiduar për arsye zgjedhore. Në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, qytetarë në asistencë sociale thirren dhe u jepen pako ushqimore në zyrat e Partisë Socialiste duke i kërkuar në shkëmbim votën në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa në Kamëz, një market është kthyer në magazinë furnizuese për qytetarët e rreshtuar sipas listës së partisë, për tu dendur me ushqime përtej afatit të skadencës dhe ç’është me abuzivja në orën 10 të darkës, duke shfrytëzuar terrin e orës policore, në një aksion të mirëkoordinuar për qëllime elektorale. I bëj thirrje SPAK të hetojë këto raste abuzive dhe përgjegjësit të përgjigjen përpara ligjit. Pazar me pamundësinë e familjeve të varfra shqiptare nuk do të ketë më.