Tiranë, një grua bie nga lartësia aksidentalisht! Biçiklisti përfundon në spital

260
Sigal

Një grua, identiteti i të cilës nuk dihet ende ka rënë nga lartësia e banesës së saj në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se ngjarja ka qenë aksidentale. Ajo është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë po në të njëjtën zonë në kryeqytet, ka ndodhur një aksident, ku një automjet ka përplasur R. S., 73 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

73-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.03.2021, rreth orës 09:25, në rrugën “Mine Peza”, një shtetase ende e paidentifikuar, aksidentalisht ka rënë nga lartësia e banesës ku jeton, e cila u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me datë 16.03.2021, në rrugën “Mine Peza” mjeti me drejtues shtetasin A. K., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin R. S., 73 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.