Kandidati për deputet i LSI/ Arben Muçaj: Përfaqësoj socialistët e zhgënjyer, vota jonë është përgjigje ndaj Rilindjes që mashtroi të Majtën

1041
Sigal

 

Socialistët e zhgënjyer gjejnë tek programi i LSI ato shpresa që duan, për punësim, për përkrahje sociale, por edhe sepse LSI gjithnjë ka qenë kundër koncesioneve

 Përfaqësoj socialistët e zhgënjyer, vota jonë përgjigje ndaj Ramës

Gazeta Telegraf

Arben Muçaj, kandidati për deputet në Qarkun e Tiranës me LSI në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se ka marrë pjesë si kandidat për deputet në Qarkun e  Tiranës edhe në 2017, por me PS-në, mirëpo, Rilindja, sa fitoi zgjedhjet, braktisi premtimet, u mbylli dyert të gjithë socialistëve dhe votuesve të saj, në qeverisjen e mandatit të dytë nuk mbajti asnjë premtim, varfëroi më shumë shqiptarët, ndërkohë që dhjetëra miliarda euro ua dha klientëve të saj me tendera dhe koncesione. Zoti Muçaj shpjegon se u bashkua me LSI, sepse kjo parti përfaqëson të Majtën në Shqipëri, e mban fjalën e dhënë dhe socialistët e zgjënjyer gjejnë vetveten tek programi i LSI-së.

Sa u fituan zgjedhjet e 2017-s deputetët socialistë, që fituan  në zonën elektorale ku edhe unë isha pjesë e listës së PS, na mbyllën telefonat, na përplasën dyert në fytyrë, kur trokitëm. Rilindja na harroi, na braktisi, na injoroi

 Zoti Muçaj, ju në zgjedhjet parlamentare  të 2017 ishin kandidat për deputet i PS. Pse në 25 prill kandidoni me LSI?

–  Unë jam i majtë. Kandidova për deputet me listat e PS në 2017, sepse doja të përfaqësoja socialistët, që më besojnë. Madje punova shumë, takuam qytetarë, u premtuam, që në mandatin e dytë qeverisës, do të çonim në Parlament dhe në qeveri zërin e qytetarëve, të socialistëve, do të punonim për të përbushur premtimet që u dhamë, duke dëgjuar hallet dhe problemet e tyre. Mirëpo sa u fituan zgjedhjet e 2017-s deputetët socialistë që fituan  në zonën elektorale ku edhe unë isha pjesë e listës së PS, na mbyllën telefonat, na përplasën dyert në fytyrë, kur trokitëm. Rilindja Socialiste na harroi, na braktisi, na injoroi, na përdori vetëm për të na marrë votën. Nuk donte të përmbushte asnjë premtim elektoral që u dhamë socialistëve dhe votuesve tanë.  Jo vetëm kaq. Rilindja Socialiste në qeverisjen e dytë, zbatoi krejtësisht një program tjetër nga programi elektoral që u tha socialistëve, shqiptarëve në 2017. Koncesionet nuk ishin fare në programin elektoral të PS në 2017, mirëpo në 4 vitet e qeverisjes së mandatit të dytë qeveria e Rilindjes dha vetëm tendera dhe koncesione, rriti taksat për qytetarët dhe bizneset, vrau konkurencën e lirë në tregun e punës nëpërmjet tenderimit të përcaktuar vetëm për klientët që janë pranë qeverisë.  Mijëra biznese të vogla e të mesme falimentuan. Biznese të mëdha u larguan nga Shqipëria, investitorë të huaj nuk erdhën në Shqipëri. Por më e keqja, kjo Rilindje, gjoja e Majtë, gjoja socialiste, u ndërpreu ndihmën dhe përkrahjen ekonomike mijëra qytetarëve në nevojë, nuk rriti as pagën dhe as pensionet, siç premtoi në fushatën elektorale. Emigrimi i qindra mijëra shqiptarëve, zënia e vendit të parë nga shqiptarët për kërkesat për azil janë tregues i thellimit të varfërisë së shqiptarëve në qeverisjen e dytë të Rilindjes. Ky zhgëmin i imi personal nga Rilindja por edhe i socialistëve që mua më besojnë, më ndërgjegjësoi të largohemi nga Rilindja dhe të kontribojmë për të votuar LSI në 25 prill. Me votë, socialistët e ndershëm do t’i thonë ” Deri këtu!” Abuzimit, mashtrimeve zhgënjimit  të qeverisjes së Rilindjes.

– Pse i besoni Lëvizjes Socialiste për Integrim?

– E para, LSI është forcë e së Majtës, ku unë dhe socialistët e zhgënjyer gjejmë vetveten në bindjet tona politike.

E dyta, deri tani LSI-ja e ka demonstruar edhe tek shqiptarët se është parti që e mban fjalën e dhënë.

E treta, socialistët e zhgënjyer gjejnë tek programi i LSI ato shpresa që duan, për punësim, për përkrahje sociale, por edhe sepse LSI gjithnjë ka qenë kundër koncesioneve.

LSI është forcë e së Majtës, ku unë dhe socialistët e zhgënjyer gjejmë vetveten në bindjet tona politike. LSI-ja e ka demonstruar edhe tek shqiptarët se është parti që e mban fjalën e dhënë

– Zoti Muçaj, po biznesi i vogël dhe i mesëm si e vlerëson programin ekonomik të LSI, i cili, ka dallim me programin ekonomik të Rilindjes, që tek norma e Taksës? Rilindja ka taksën progresive, LSI-ja ka taksën e sheshtë.

– Duhet ta them që në fillim. Taksa progresive, e propaganduar nga Rilindja si taksa e ndershme, ku secili do të paguajë taksë sipas kontributit, fitimit praktikisht siç u zbatua, është një mashtrim i madh i Rilindjes. Së pari, Rilindja me taksën progesive, voli taksa më të mëdha nga biznesi i vogël dhe i mesëm, të cilët, më para me taksën e sheshtë paguanin më pak taksa. Së dyti, qeveria e Rilindjes në fasadën e saj ekonomike, dha përshtypjen se biznesit të madh u merr më shumë taksë me taksën progresive, por me ligjin e dividentit, madje tepêr skandaloze, që votoi një ligj me veprim prapaveprues, praktikisht, i favorizoi biznesin e madh, duke u kthyer mbrapsh, miliona euro taksë të paguar në vitet e mëparshme, që si shumë e përfituar, është më e madhe se shuma e taksës progresive që ato paguajnë. Ligji i dividentit të qeverisjes së Rilindjes nuk tërhoqi investimet e huaja, edhe ato biznese të mëdha që përfituan nga dividenti nuk bënë investime të reja, nuk hapën vende të reja pune. Doni edhe një argument tjetër? Po të shikojmë të ardhurat vjetore në buxhetin e Shtetit, as taksa progresive dhe as dividenti nuk shtuan të ardhurat. Përkundrazi. Çdo vit kemi humbje të mëdha, sa qeveria detyrohet të ndryshojë buxhetin e Shtetit 2-3 herë gjatë vitit, sepse taksa progresive dhe dividenti favorizuan informalitetin dhe rritën shkallën e abuzumit ekonomik.

 

Rilindja Socialiste në qeverisjen e dytë, zbatoi krejtësisht një program tjetër nga programi elektoral që u tha socialistëve, shqiptarëve në 2017. Koncesionet nuk ishin fare në programin elektoral të PS në 2017

– Zoti Muçaj, ju jeni mjek në profesion. Sa ka bërë qeveria e Rilindjes për të konkretizuar premtimin e kryeministrit Rama që në mandatin e parë, për shëndetësi falas?

– Sot spitalet nuk kanë mjekë, infermierë, nuk kanë shtretër, nuk kanë pajisjet mjekësore (dhe ato që kanë blerë nuk funksionojnë ose prishen), pacientët më të shumtën e herëve blejnë vetë edhe ato ilaçe që spitali duhet t’jua japë falas. Buxheti i Shtetit ka fonde, por  qindra miliona euro shkojnë për faturat e koncedioneve në shëndetësi, të cilat përkeqësuan shërbimin shëndetësor publik.

– Faleminderit!

Kush është Dr. Arben Muçaj

Grada shkencore “Doktor” në Shkencat Mjekësore. Specializim post-universitar ne Kirurgji O.M.F. (oro-maksilo-facial). Ka punuar në ministrinë e Drejtësisë, Instituti i Mjekësise Ligjore. Ka kryer detyrën e Shefi t të  Departamentit të Stomatologjisë  tek “Nënë Tereza”