Zv/Kryeministrja Balluku: BE aprovon ngritjen e një qëndre rajonale të inovacionit dhe teknologjisë për lëndën e parë në Elbasan

55
Sigal

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një diskutimi me profesorë dhe ekspertë të fushës minerare në Shqipëri zbuloi se Bashkimi Evropian ka aprovuar së fundmi ngritjen e një qëndre rajonale të Institutit Europian të Inovacionit dhe Teknologjisë për Lëndën e Parë. Sipas Ballukut, kjo qendër, e cila do të ngrihet në qytetin e Elbasanit, është një hap i rëndësishëm drejt kthimit të vëmendjes në sektorin minerar, si një potencial i madh për ekonominë shqiptare. Gjatë diskutimit me ekspertë të fushës minerare zëvendëskryeministrja tha se qeveria shqiptare ka vendosur që mineralet, nëntokën, zbulimin, eksplorimin dhe gjithçka tjetër ta vendosë në prioritetet e saj. “Ne duam të nxisim eksplorimin e mineraleve të reja, që nuk janë të reja për ju, por janë të reja për tregun, pasi tregu ka këtë lloj kërkese sot, këtë lloj oreksi.” Ministrja tha se: “Brenda këtij viti do të kemi mundësi ta inaugurojmë dhe në Elbasan do kemi qendrën rajonale të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para, duke na dhënë të gjithëve kështu një mundësi për ta kaluar këtë dialogun që po nisim në një shkallë tjetër përsa i përket të gjithë organizimit, përsa i përket fondeve që Bashkimi Evropian do të vendosë në dispozicion të këtij projekti të madh për t’i dhënë Shqipërisë” – tha Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës njëherësh edhe zëvëndëskryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku