Qeveria çon edhe 148 mln euro te rrugët, kurse 600 mijë pensionistë janë në kushtet e mbijetesës me pensione qesharake

Ja si ndryshimet buxhetore lënë duarbosh të moshuarit, përballë rritjes së çmimeve

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore

Sipas të dhënave të të ardhurat mesatare të pensionistit të qytetit në vitin 2022 ishin 612 lekë në ditë ndërsa të ardhurat mesatare të pensionistit të fshatit ishin 358 lekë në ditë.

Sigal

Shkurtimi i fondeve të sigurimeve shoqërorë vijnë në një kohë që pensionistët shqiptare marrin pagesa shumë më të ulëta se në Rajon dhe shumë më poshtë nivelit relativ të varfërisë. Vendet e Rajonit, Serbia, Maqedonia e Veriut, rritën përfitimet e pensionistëve vitin e fundit. Pensionet mesatare në Rajon janë më shumë 300 euro, ndërsa në Shqipëri, rreth 160 euro.

Pensioni nuk del për ilaçe, ujë, drita, mjafton vetëm për bukë

Bukë          12 copë 500g       600 lekë

Oriz            3 kg                   312 lekë

Vezë           20 copë           560 lekë

Qumësht      12 Litra         1800 lekë

Kos              5 Litra            700 lekë

Djath           1.5 kg              1050 lekë

Mish            3 kg                 2175 lekë

Fruta            9 kg                 720 lekë

Perime         15 kg              1500 lekë

Vaj            1.5 Litra            481.5 lekë

Miell            2.4 kg           217.2 lekë

 

Pensioni Mesatar               Totali                        

Rreth 13.981 lekë             12,275 lekë   

Nuk i mbulon dot pensioni

Ujë                                   2000 L

Drita                               4000 L

 Ilaçe                              7000- 10000 L            

 Ndryshimet buxhetore në aktin e fundit normativ shkurtojnë me rreth 15,4 miliardë lekë fondet për sigurimet shoqërore, ose me 33% të programit fillestar, ndërsa pjesa më e madhe e tyre shkon për financimin e rrugëve.

Tabelat e reja tregojnë se, programi i sigurimit shoqëror me ndryshimet e fundit arriri në 30,7 miliardë lekë nga 46,3 miliardë lekë që ishte në buxhetin fillestar.

Kjo shumë përbën deficitin që financon qeveria për pagesat e pensioneve që nuk mbulohen nga të ardhurat e sigurimeve shoqërore.

Këtë vit, për shkak të rritjes së pagës minimale dhe të pagave në administratën publike në 9-mujor u arkëtuan rreth 14 miliardë lekë, në formën e sigurimeve shoqërore më shumë se një vit në parë, duke ndikuar në uljen e ndjeshme të deficitit të skemës.

Fondet që u gjeneruan nga ngushtimi i deficitit ishte 5 herë më i lartë se fondi 3,2 miliardë për indeksimin e pensioneve këtë vit.

Nga rialokimet rritja më e madhe të financimeve ka shkuar për programin e transportit rrugor, i cili arriti një vlerë 34,5 miliardë lekë nga 26,3 miliardë lekë në fillim të vitit.

Financimet për transportin rrugor u rritën më tej edhe pse investimet kapitale janë zëri me problematik i buxhetit. Gjatë 9-mujorit zëri i shpenzimeve rezultoi me 30% të mosrealizimit të planit, ndërkohë që qeveria i rriti financimet më tej për dy muajt e mbetur.

Gjithashtu ndryshimet buxhetore shkurtuan financimet në një nga programet më të rëndësishme të shërbimit publik, atë shëndetësor.

Fondet për shërbimin parësor u shkurtuan me 23% edhe pse ky program ka nevoja emergjente dhe është më i nënfinancuari në raport me nevojat.

Shkurtimi i fondeve të sigurimeve shoqërorë vijnë në një kohë që pensionistët shqiptarë marrin pagesa shumë më të ulëta se në Rajon dhe shumë më poshtë nivelit relativ të varfërisë.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit dhe është përshpejtuar më shumë këtë vit.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2023 pensioni mesatar ishte vetëm sa 25.5% e pagës mesatare mujore bruto, nga 31% që ishte ky raport me 2018.

Në vitin 2022, pensioni mesatar në qytet ishte sa 44.4% e pagës mesatare neto dhe 35% e pagës bruto. Këto raporte ishin përkatësisht 52 dhe 41% në vitin 2018.

Vendet e Rajonit, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Mali i Zi rritën ndjeshëm përfitimet e pensionistëve vitin e fundit.Pensionet mesatare në Rajon janë më shumë 300 euro ndërsa në Shqipëri, rreth 160 euro.

Rritja e çmimeve dhe emigrimi

Çmimet nisën tendencën e rritjes në shtator, pas një prirje në rënie që nisi që në tetor të vitit të kaluar, ku inflacioni arriti 8.3% niveli më i lartë që nga viti 1997 nga çmimet e ushqimeve, qiraja dhe shërbimet arsimore. Teksa pensionistët nuk kanë njohur rritje reale të të ardhurave tashmë që prej një dekade. Madje situata sa vjen e përkeqësohet, pasi nga emigrimi piramida është përmbysur, ulet numri i të rinjve që punojnë e të paguajnë sigurimet, si rrjedhojë rrezikohet skema e pensioneve.