Pas abuzimit me fondet e BE, AZHBR shpërdoron dhe me tenderin për GPS

65
Sigal

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural e drejtuar nga Frida Krifca, u përfshi vetëm pak kohë më parë nga një super skandal me fondet e Bashkimit Europian. Rezultoi se paratë që BE kishte dhënë për fermerët, kishin përfunduar në fakt në xhepat e oligarkëve për të ndërtuar e rikonstruktuar vila në Dhërmi.

Siç dihet, pas kësaj BE u detyrua të ndërpresë fondet për Shqipërinë, çka përbën një turp tjetër për vendin tonë në sytë e ndërkombëtarëve. Por pavarësisht kësaj, AZHBR duket se nuk e ka vrarë aspak mendjen dhe ka vazhduar përsëri abuzimet.

Tashmë jo me paratë e Bashkimit Europian, por me paratë e shqiptarëve. Dhe këtë shpërdorim nuk mund ta bënte tjetër veçse nëpërmjet tenderave. Edhe pse Frida Krifca u largua, edhe Oltjon Muzaka, drejtori i ri që e pasoi, duket se nuk ka ndërmend t’i frenojë abuzimet e këtij institucioni.

Në rastin konkret bëhet fjalë për një procedurë prokurimi që mban numrin e referencës REF-81248-09-26-2023 dhe ka si objekt “Blerje pajisje GPS” me një fond limit në vlerën 3,572,333 lekë të reja pa TVSH ose rreth 43 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Por ku qëndron problemi me këtë tender? Nëse shfletojmë dokumentacionin përkatës, vëmë re se në këtë procedurë kanë marrë pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë. Por përtej faktit se gjendemi para një mungese konkurrence, shikohet se fitues është shpallur ai që ka ofruar më shumë, në një kohë që duhet të ishte e kundërta sipas joq .

Kështu fituese është shpallur kompania BNT ELECTRONICS në pronësi të Jovan Bojdani dhe Leonard Terpo, për një vlerë prej 3,500,840 lekësh të reja ose gati 42 milionë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër ndërkohë rezulton të jetë sa 98% e fondit limit të tenderit, duke rritur akoma më tej dyshimet. Të shohim nëse SPAK do të bëjë diçka.