Vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021. Deri në këto momente qarku i Korçës ka qenë më i shpejtë në numërimin e kutive duke numëruar më shumë se qarqet e tjera.
Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike.
Ja rezultatet në këto qarqe:
Numërimi në qarkun Shkodër: PS 1538, PD 1964, LSI 404 dhe PSD 888 vota. Në qarkun Lezhë: PS 1138, PD 1476, LSI 291 dhe PLSDSH 70 vota.
Në qarku e Kukësit PD ka 3326 vota, PS 1820 vota, LSI 3 vota dhe PSD 13 vota. Në qarkun e Dibrës PD ka 2561 vota, PS 2240 vota, LSI 419 vota dhe kandidati i pavarur Elton Debreshi 38 vota.






















