SPAK: 1.6 vite burg për komisioneren e vettingut Etleda Çiftja

157
Sigal

Gjykata e Posaccme do të shpall më 16 shtator vendimin për anëtaren e vettingut Etleda Çiftja, e akuzuar nga SPAK  për “deklarim të rremë” dhe ‘falsifikim dokumentash në formë përdorimi’. Ndërkohë që SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite  burg, Çiftja e vettingut vazhdon të japë vendime, ndryshe nga anëtarët e tjerë të cilët u pezulluan, për të njëjtën shkelje

SPAK kërkon dënimin me 1.6 vite burg për komisioneren e Vettingut Etleda Çiftja. Me gjykim të shkurtuar, dënohet me 1 vit burg.

Gjykata e Posaçme do të shpallë në 16 shtator vendimin për anëtaren e KPK-së, Etleda Çiftja, e akuzuar nga SPAK për falsifikim dhe deklarim të rremë të dokumentave në formë përdorimi. Prokuroria kërkoi dënimin e saj me 1 vit burg të konvertuar në 2 vjet shërbim prove, ndërsa avokatët e Çiftes pretenduan për pafajësi. Me këtë pretencë zyrtarja e Vetting-ut i shpëton dënimit me heqje lirie. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme nuk tërhiqet nga kërkesa për shpalljen fajtore dhe dënimin e anëtares së KPK-së, Etleda Çiftja me 1 vit burg ose 2 vite shërbim prove. Në konkluzionet përfundimtare Prokurorja e çështjes kërkoi dënimin me 1 vit burg, të konvertuar me shërbim prove 2 vite për zyrtaren e Vetting-ut, ndërsa vetë ajo dhe avokatët mbrojtës kërkuan pafajësi. Vendimi pritet të shpallet i arsyetuar ditën e premte, 16 shtator, në orën 12:30 nga gjyqtari Erion Bani, i cili ka shqyrtuar kërkesën e SPAK. Akuzat që rëndojnë mbi Çiftjan janë “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” dokumentesh në formë përdorimi. Ndërkohë Çiftja vijon të japë vendime si trupë gjykuese e KPK-së madje të shkarkojë edhe gjyqtarë e prokurorë për të njëjtat shkelje që ajo akuzohet. Sipas prokurorisë, Çiftja akuzohet se ka falsifikuar 2 kontrata, mashtroi Bankën dhe ILDKPI me deklarata të rreme pasurie. Deklarimi i rremë është kryer nga Çiftja në komisionet e përzgjedhjes së saj për një pozicion në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. SPAK thekson se kontrata reale ishte 300 mijë lekë dhe pasi e falsifikoi duke ruajtur të njëjtat ekstrakte të kontratës reale e bëri 50 mijë euro. Gjithashtu Prokuroria thotë se Çiftja paraqiti 2 vërtetime pune në 2006, por realisht nuk ka punuar tek ato kompani dhe nuk ka paguar sigurime shoqërore. Pas seancës gjyqtarja e KPK-së nuk bëri asnjë deklaratë në lidhje me pretencën e SPAK-ut, ndërsa avokati i saj iu shmang përgjigjes, duke akuzuar mediat se nuk ishin të pranishme kur ai foli në seancë.

Analiza e BIRN: Dosjet e kyçura në SPAK, 2 vjet vendnumëro në hetimin e zyrtarëve të lartë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u themelua në dhjetor të vitit 2019 me qëllim hetimin e korrupsionit në nivelet e larta dhe krimin e organizuar. SPAK së bashku me Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH, përbëjnë një strukturë të posaçme e cila disponon gjithë kompetencat dhe instrumentet për të përmbyllur hetimet pa nevojën e institucioneve të tjera ligjzbatuese. Megjithatë, afro tre vite pas fillimit të funksionimit të kësaj prokurorie, një pjesë e çështjeve të rëndësishme të korrupsionit në nivelet e larta flenë në sirtare prej më shumë se dy vitesh, pa pasur ende autorë konkret dhe duke sjellë parashkrimin e veprave penale.

 Dosjet e nxehta të SPAK mbeten të bllokuara në fazën e hetimeve paraprake, pa autorë të ndjekur penalisht.

Dosjet e nxehta të SPAK mbeten të bllokuara në fazën e hetimeve paraprake, pa autorë të ndjekur penalisht. Mungesa e efikasitetit të SPAK ngre dyshime jo vetëm për mbarëvajten e hetimeve, por edhe pikëpyetje mbi vullnetin e prokurorisë për të luftuar korrupsionin në nivelet më të lartë të qeverisjes. Sipas indeksit vjetor të perceptimit të korrupsionit të publikuara nga organizata ‘Transparency International’, Shqipëria mbetet një nga vendet më të korruptura në Europë, duke u rankuar e 110 nga 180 vende në vitin 2021. Pak javë pas themelimit të SPAK, më 23 dhjetor 2019, “Nisma Thurje” depozitoi një kallëzim penal duke kërkuar hetimin dhe vendosjen para përgjegjësisë të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kishin nënshkruar kontratën koncesionare të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, që i kushton buxhetit të shtetit 100 milionë USD. Në kallëzim ngriheshin dyshime se zyrtarët publikë të përfshirë në këtë kontratë koncesionare kanë shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera, kanë shpërdoruar detyrën, se kanë kryer korrupsion pasiv, si dhe i kanë sjellë dëm financiar shtetit në vlera të mëdha.

 Mungesa e efikasitetit të SPAK ngre dyshime jo vetëm për mbarëvajten e hetimeve, por edhe pikëpyetje mbi vullnetin e prokurorisë për të luftuar korrupsionin në nivelet më të lartë të qeverisjes.

Bazuar në këtë denoncim, SPAK regjistroi në vitin 2020 procedim penal, por sipas një përgjigje me shkrim që kjo prokurori i ktheu BIRN më datë 9 shtator 2022, nuk ka ende asnjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim. SPAK shpjegon se çështja vijon të jetë ende në fazën e hetimeve paraprake. Kjo zvarritje në hetim ka sjellë parashkrimin e veprës penale, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, duke shmangur nga përgjegjësia zyrtarët që kanë shkelur ligjin. Të njëjtin fat kanë edhe çështje të tjera. SPAK bënë me dije se procedimi penal i regjistruar po në vitin 2020 lidhur me aferën e koncesionit për incineratorin e Tiranës, është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe se deri më tani nuk ka asnjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim. Qeveria ka dhënë tre koncesione me vlerë qindramilionë euro për ndërtimin e incineratorëve dhe për menaxhimin e fushave të depozitimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier. Të treja kompanitë duket se janë të lidhura me njëra-tjetrën. Por, ndryshe nga rastet e hetimeve të kryera për incineratorin e Elbasanit dhe atij të Fierit kur janë identifikuar persona përgjegjës, të cilët disa janë ndaluar ose shpallur në kërkim, SPAK nuk ka ende një emër konkret për atë të Tiranës. Në kuadër të hetimeve për incineratorin e Elbasanit, SPAK kërkoi ndalimin e ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, që u pranua dhe nga gjykata respektive duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021. Më 1 mars 2022 u ndalua edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, i cili në kohën e nënshkrimit të kontratave koncesionare ushtronte funksionin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Administratorët e kompanive koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në arrati pasi SPAK ka lëshuar urdhër-ndalimi edhe ndaj tyre.

 Kjo zvarritje në hetim ka sjellë parashkrimin e veprës penale, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, duke shmangur nga përgjegjësia zyrtarët që kanë shkelur ligjin. Të njëjtin fat kanë edhe çështje të tjera.

Lidhur me procedimet penale për incineratorin e Elbasanit dhe të Fierit, SPAK njofton se nuk ka ende një vendimmarrje përfundimtare. Prokuroria e Posaçme nuk ka gjetur autor as për çështjen e denoncuar në vitin 2022 nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH ndaj 8 zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe për dy nga Agjencia e Koncesioneve, ATRAKO për shkeljet e dyshuara në lidhje me kontratën e partneritetit publik privat të shërbimit laboratorik, si dhe për një tender të zhvilluar gjatë pandemisë së COVID-19. Sipas KLSH, dhjetë zyrtarët u kallëzuan për veprën penale të “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Megjithëse KLSH ka kallëzuar persona konkret, SPAK shprehet se hetimi është në fazën paraprake dhe se nuk ka asnjë emër të shënuar në regjistër si person nën hetim./BIRN