Zgjedhjet në LSI – Voton Monika Kryemadhi (VIDEO)

275

Ka votuar Monika Kryemadhi, e cila kandidon për t’u rikonfirmuar në krye të LSI.
Sigal

Kryemadhi ka votuar në qendrën e votimit në njësinë Nr.5, në kryeqytet.

“Votova si të gjithë anëtarët e tjerë të LSI. Votoj për t’u konfirmuar në krye të LSI“, tha Kryemadhi.

“Nuk ka patur kandidat tjtër, ndaj është vetëm një. Unë nuk kam frikë nga gara. Kam një mision, ta bëjmë Shqipërinë “shtëpinë e shqiptarëve”“.

Votimi online, tha Kryemadhi, është risi jo vetëm në jetën politike shqiptare. Ajo shtoi se interesi i anëtarësisë së LSI për të marrë pjesë në zgjedhje tregon vendosmërinë e shqiptarëve për të marrë në dorë fatet e vendit.

“Në kuadrin e pandemisë dhe jo vetëm, të lëvizjes së shumë të rinjve dhe të rejave që kanë ikur jashtë vendit, e kanë votimin online një mundësi për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Ky proces tregon se njerëzit janë të etur për të qenë vendimmarrës dhe për të mos lënë fatet e tyre në dorë të një kupole të vogël njerëzish. Ne jemi gjithmonë zgjidhja e problemit. Ne kemi kontaktin me njëri-tjetrin. Gjithmonë kemi qenë mundësia që iu kemi dhënë hapësirat të gjithë për të qenë pjesë e procesit, jo vetëm në votim por edhe në vendimmarrje. Rinia shqiptare është zemra dhe fuqia e popullit shqiptar”, tha Kryemadhi.

Lexo edhe :  Vokshi në Kryevidh të Rrogozhinës: Shkolla e rrënuar, pasqyra e dështimit të Ramës me arsimin

E pyetur se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi u shpreh se kandidatura e saj do të jetë në qarqet më të vështira.

Teksa hyri në qendrën e votimit, Kryemadhi u pa me maskë. E pyetur nga gazetarët ajo kishte këtë përgjigje: “Ma mblodhi partia“. Ndërsa shtoi më tej se “shqiptarët duhet ta mbajnë maskën se besojnë te ekzistenca e infeksionit të rrezikshëm dhe jo nga frika“.

Nga votimi i sotëm i anëtarësisë së LSI, do të zgjidhen edhe delegatët e Konventës Kombëtare të LSI e cila do të zhvillohet në 5 dhjetor.