Erion Braçe: PS-PD ndërtuan gabim rrugën e Lushnjes

233
Sigal

Erion Braçe akuza në Kuvend:  PS- PD ndërtuan gabim rrugën në Lushnjë, ndanë fshatra të tërë, dëmtuan ekonominë

Në fjalën e tij në Kuvend deputeti socialist Erion Braçe ngriti shqetësimin e dy rrugëve në Lushnje që lidhin shumë fshatra në zonë me njëra tjetrën . Deputeti socialist ka hedhur akuza jo vetëm për qeverinë e PD, por edhe atë të PS, pasi të dy qeveritë në kohë të ndryshme kanë ndërtuar rrugët gabim duke ndarë fshatrat. Braçe tregoi me foto se si mbikalimet janë lënë  përgjysmë dhe kërkoi nga ministrja të dinte se a kanë qenë ato të përfshira në projekt apo jo? Dhe pas kësaj qeveria t’i japë zgjidhje situatës. Pa diskutim që korrupsioni është një problem i madh, pastrimi dhe lufta ndaj tij patjetër që kërkon raste konkrete, prova dhe fakte, sidomos kur bëhet fjalë për paranë publike të kontraktuar dy herë e më shumë.

Dy qeveri të në dy kohë të ndryshme njëra e jona, tjetra PD morën përsipër të ndërtonin rrugën në Lushnjë . Të ndërtuara gabim , ndanë përgjysmë fshatra të tërë, dëmtuan ekonominë, ndërkohë që qeveria e parë e zgjidhi duke ndërtuar rrotullame, qeveria tjetër na dha një autostradë që ndërpritet në 4 pika: kjo rruga e dyta, ishte vepra e parë e një ylli në ngjitje, aq dinte aq bën.

Dua të di, përtej faktit që rruga u ngjesh me rrul me ministrin sipër tij, me shtuf, dua të di po mbikalimet ku shkuan?  Tani duhet të pyesim ministren: ishin mbikalimet në projekt apo jo, se indiciet thonë që po? Tani ka ngelur në ajër as hipën dhe as ngjitesh. Shumë këtu mund të hyjnë, tek ky nënkalimi, por kryetarëve të qeverisë i heqin kokën kurse Bashës i prishin flokët.

Tani duhet që banorët të kenë akses në shtëpitë e tyre. Tani duhet të dimë që projekti ka qenë me mbi kalim apo pa, dhe pastaj qeveria t’i japë zgjidhje , për të gjithë zonat që lidhen me njëra tjetrën.

Kam një shqetësim që vjen në rritje nga zona. Janë çmimet e plehrave kimike dhe pesticideve, nitrati urea me çmime të larta, nuk mbajnë më ngarjesë fiskale të shtuar. Këto produkte i zotëron një kartelë prej 10 kompanish me qendër në Vorë. Duhet rikthyer konkurrenca dhe asistenca për bujqit. Duhet nxitur një industri vendase që i realizon këto produket këtu tani,- u shpreh Braçe.