Vasili: Në Shqipëri hyjnë 10 avionë në ditë, kush e monitoron karantinimin e pasagjerëve të tyre?

383
Sigal

Me anë të një statusi në rrjetet sociale nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se, në vendin tonë hyjnë dhjetë avionë në ditë.

Vasili ngre pyetjen se, kush e monitoron karantinimin e pasagjerëve të këtyre avionëve.

Ai thekson se, Rinasi është një rrezik potencial për shpërndarjen e koronavirusit, ndaj duhen marrë masa të menjëhershme në aeroportin e vetëm ndërkombeëtar të Shqipërisë.

Postimi i Vasilit:

Hyjne 10 avione ne dite, kush e monitoron karantimin e pasagjereve te tyre??(FOTO)

10 avione, qe vijne nga vende te ndryshme te Europes hyne vetem sot ne Shqiperi nga Rinasi. Te gjitha shtetet nga vijne jane te prekur fort nga pandemia e coronavirusit.

Nderkohe qe mbyllen kufijte me shtete te ndryshme keta avione vijne akoma nga shtete teper te prekura. Si monitorohet karantinimi i detyruar i ketyre pasagjereve me risk tepert te lart infektimi? Po te huajt qe vijne me keto avione kush i kontrollon se ku jane karantinuar dhe a e zbatojne korrekt karantinen?

Rinasi paraqet nje porte hyrje me potencial teper te larte,monitorimi dhe evidentimi ne vazhdimesi eshte detyrim shume i forte qe duhet permbushur pa asnje devijim e nenvleftesim. Shikojini vete ne foto avionet qe hyjne perdite.