Rama për “Shqiponjën”: Vulgaritet me më shumë propotencë! Më në fund u hoq!

817
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit për të hequr simbolin e “Shqiponjës” tek Dogana, për shkak të punimeve që po bëhen për ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit.

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj “shqiponje” në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.“- shkruan Rama.

Kujtojmë se simboli i “Shqiponjës” ku mori dhe emrin sheshi në hyrje të Tiranës, u hoq ditën e djeshme për shkak të punimeve për ndërtimin e një prej segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Në vendin ku deri dje qëndronte “Shqiponja” është parashikuar të ndërtohet një mbikalim për automjetet.

Vepra e artit me lartësi dhjetë metra u realizua nga artisti Albi Çifligu me kontribut financiar të familjes “Destani” nga Tetova. “Shqiponja” u vendos në këtë shesh me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Në ceremoninë organizuar për këtë rast morën pjesë kryeministri i kohës Sali Berisha dhe ish-kryebashkiaku Lulzim Basha.