Voton Petrit Vasili: LSI është e aftë të bëjë gjëra të jashtëzakonshme

256
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka marrë pjesë në votimet që po zhvillohen sot brenda partisë për zgjedhjet e kryetarit të ri dhe delegatëve të Konventës Kombëtare.

Në një prononcim për “News24” Vasili vlerësoi procesin zgjedhor në LSI, duke thënë se synimi kryesor është t’iu japë zë qytetarëve.

Hapësirat shoqërore dhe politike me LSI vazhdojnë të jenë model, sa i takon gjithëpërfshirjes dhe asaj që qytetarët bëhen vendimmarrës. Procese të tilla të hapura i japin një frymëmarrje shumë të madhe pozitiviteti shoqërisë. Në një kohë ku nuk dëgjohen qytetarët, profesionistët, njerëzit e ndershëm, LSI është një derë e hapur që e krijon këtë mundësi dhe i jep zë asaj. Thelbi i këtij procesi votimi të LSI është pikërisht ky mesazh që ka brenda. Ka mjaft që e kanë përdorur këtë mundësi pozitivisht. Mundësia ku të gjithë brezat të bashkëjetojnë më së miri është LSI. Nuk ka qenë e lehtë për mua fizikisht që të merrja pjesë në votime. Kjo situatë po menaxhohet në mënyrën më të keqe të mundshme, në këto ditë të vështira”, tha Vasili.