Zgjedhjet e 21 qershorit, Kukan: Pranimi i rezultatit shenjë pozitive

499
Sigal
Përmes një postimi në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, Europarlamentari Eduard Kukan ka folur lidhur me zgjedhjet vendore të 21 qershorit në Shqipëri, duke e cilësuar pozitive pranimin e rezultatit. Më tej ai shprehet se gjithsesi duhet pritur raporti final.
Ndërsa duke folur në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian, Kukan ka evidentuar edhe disa parregullsi të procesit, mes të cilave edhe blerjen e votës, por për parregullsitë ai tha se diskutimi do të zhvillohet pas raportit të OSBE-ODIHR.
Para eurodeputetëve Kukan foli edhe për procesin e dekriminalizimit. Ndërsa kryetari I Komitetit Elmar Brok duke rikujtuar rëndësinë e zgjedhjeve për proceset integruese të Shqipërisë evidentoi probleme serioze. Raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenshtein tha se zgjedhjet e 21 qershorit ishin më të mira se vitet e kaluara.