Tropojë, aksidentohet makina me 4 maturantë, jashtë rrezikut për jetën

446
Aksident me pasojë katër maturantë të plagosur është regjistruar mëngjesin 4 sotëm në Tropojë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme në afërsi të vendit të njohur si ‘Ura e Bujanit”, ku gjimnazistët të cilët udhëtonin me makiën tip Ford janë aksidentuar kur po ktheheshin nga festa e maturës. 
Mësohet se automjeti drejtohej nga 18-vjeçari I. Haxhiaj në momentin e aksidentit. Menjëherë të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të zonës, për të marrë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 
Të rinjtë kanë marrë vetëm disa plagë të lehta, ndërsa policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota këtij aksidenti. 
Sigal