Zgjedhjet e 14 majit/ Opozita drejt mos njohjes së zgjedhjeve dhe fillimit të protestave. Masakrën me video do ua paraqesim ndërkombatarëve

40
Sigal

 

Opozita drejt mos njohjes së zgjedhjeve

Në Shqipëri, opozita po paralajmëron “mosnjohjen” e zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023. Të mërkurën, Berisha bëri të ditur rezultatet e gjetjeve të shkeljeve flagrante 50 ditore edhe pse vazhdimisht ka denoncuar shkeljet para gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve. Me qinda prova filmike, që sipas Partisë Demokratike vërtetojnë shkeljet flagrante pritet të publikohen në Amazon një shërbim i aksesueshëm nga interneti që shkeljet dhe ajo çfarë ndodhi në 14 maj në Shqipëri të shihen nga e gjithë bota. Berisha i parapriu apatisë së OSBE-ODIHR që ende nuk kanë nxjerrë raportin për zgjedhjet vendore. Berisha prezantoi nga selia blu, raportin për zgjedhjet e 14 Majit duke i quajtur ato si ‘Farsa më e shëmtuar elektorale në 32 vjet’. Për Berishën:- “Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë kohore të saj. Mediat ishin në kontroll të plotë të qeverisë. Rama bllokoi të gjitha ekranet televizive në funksion të fushatës së tij. Farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale.”

Berisha: 1.3 milion zgjedhësve iu ndryshua qëndra e votimit

“ Nëse partia në pushtet disponoi të gjitha fondet, të gjithë makinerinë shtetërore e shndërroi në makineri elektorale partia kundërshtare Partia Demokratike, e futur në garë me të njëjtin numër kandidatësh, pati zero lekë mbështetje nga fondet publike. Rama si diktator i vërtetë, caktoi kryetarin e koalicionit të opozitës, çka nuk ndodh kurrë në një vend të lirë. Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit politik nga frika dhe tmerri. Komisionet elektorale ishin më të pabarabartat në historinë e këtij vendi. Për herë të parë, 876 mijë qytetarë u prekën me para nga qeveria për të publikuar ose blerë votën e tyre. 1.3 milionë zgjedhësve iu ndryshua qendra e votimit. U krijua një armatë prej 520 mijë zgjedhës shëtitës. Dita e votimit ishte ditë kulmore e farsës elektorale. Vetëm në një numër të kufizuar qendrash në bashkinë e Kuçovës janë konstatuar mbi 500 raste votimi në grup, familjar ose në shoqëri. Imagjinoni sa janë në të gjithë bashkinë e Kuçovës. Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë kohore të saj. Mediat ishin në kontroll të plotë të qeverisë. Rama bllokoi të gjitha ekranet televizive në funksion të fushatës së tij. Farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale.” – tha Berisha.

  • 000 njerëz u prekën me para nga qeveria për të publikuar ose blerë votën
  • 3 milion zgjedhës iu ndryshua qëndra e votimit
  • 000 ishte numri i armatës së zgjedhësve shëtitës
  • 500 raste votimi në grup, familja ose shoqëror vetëm në bashkinë e Kuçovës