Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi të mërkurën se raporti për shkeljet e bëra gjatë zgjedhjeve të 14 majit bazohet në fakte dhe dokumente të konstatuara në të gjithë vendin dhe vërteton se “Shqipëria kaloi më 14 maj një farsë elektorale”. Ina Zhupa paralajmëroi se faktet do të pasqyrohet gjatë ditëve në vijim. “Raporti është bërë duke marrë materialet nga fushata zgjedhore. Në ditët në vijim do kemi një pasqyrimi për të gjitha qarqet ku do të evidentojmë shkeljet, futjen e parave dhe çdo gjë tjetër. Kur them fakte, dua të them për regjistrime që lidhen me përdorimin e zyrave të shtetit për të dhënë dokumente në shkëmbim të votës, qëndrimit në qendrat e votimit, votues, që rezultonin që nuk kanë qenë në Shqipëri etj. Zero është besimi te institucionet kombëtare, por të paktën ky raport do ketë dy misione, për ndërgjegjësim më kryesorin. Është detyrë e opozitës që të faktojë provat e mbledhura nga strukturat për blerjen e votave. Nuk e bëjmë këtë për të shmangur vetën nga përgjegjësia. Kjo nuk ka lidhje me këtë dhe nuk ka lidhje me zbatimin e statutit të Partisë Demokratike”, – tha Zhupa.




















