“Zëri i Amerikës” për situatën në Shqipëri: Protestat po bëhen para vendimit të BE

461
Sigal

“Zëri i Amerikës” ka udhëtuar drejt Shqipërisë me një grup xhirimi ku ka përgatitur një kronikë për situatën politike në vend. Kjo kronikë është përgatitur nga gazetarët e SHBA dhe jo nga korrespodentët e VOA-s në Shqipëri. Partia Demokratike sqaron se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, nëse nuk largohet Kryeministri Edi Rama, për t’u ndërtuar një qeveri tranzitore. Kronika e “Zërit të Amerikës”: Protestat e përjavshme në qendër të Tiranës ndodhin në kohën kur BE do të vendosë për Shqipërinë në qershor, nëse do të vazhdojnë bisedimet për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Protestat kanë qenë një peizazh i shpeshtë që prej ditës kur opozita vendosi që të linte vendet e saj në parlament në shkurt. Partia Demokratike sqaron, se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore, nëse nuk largohet Kryeministri Edi Rama, për t’u ndërtuar një qeveri tranzitore.