Zbardhen emrat e kandidatëve për drejtimin e PS-së në rrethe

671
Sigal

Më 29 shkurt do të mbahet kongresi i Oartisë Socialiste për të zgjedhëur edhe strukturat e reja të partisë

Dje kryeministri Rama mblodhi kryesinë e PS-së, në kuadrin e organizimit të kongresit të PS-së. Partia Socialiste do të nisë vitin e ri 2020 me zgjedhjet brenda partisë. Kongresi i PS do të mbahet me 29 shkurt ku pritet të zgjedhë edhe strukturat e reja të partisë. Kryesia e PS-së diskutoi dje emër për emër kandidaturat për kryetarët e rinj të degëve të PS në rrethe. Ja emrat e kandidatëve të diskutuar në mbledhjen e kryesisë.

-Në Tiranë janë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati

-Në Durrës janë Luan Zaza dhe Ardit Kërtusha

-Në Elbasan është Evis Kushi

-Në Lezhë janë tre kandidatë Eduard Ndreca, Taulant Malshi dhe  Florida Çuni

-Në Vaun e Dejës janë dy kandidatët Kristjan Shkreli- Elvis Preçi

-Në Kukës janë Anila Sokoli dhe Sahit Doçi

-Në Mirditë janë Pjeter Pjetri dhe Renuar Kola

-Në Kurbin janë Nertila Toma dhe Tonin Kolici

-Në Shijak janë Dorian Gollaj dhe Fatmir Koci

-Në Kavajë janë Elton Elezi dhe Ledio Hysa

-Në Prrenjas janë Haxhi Çollaku dhe Flutura Haka

-Në Lushnje janë Lindita Buxheli dhe Gentian Nushi

-Në Patos janë Klaudio Alisinani dhe Armand Ahmetaj

-Në Kuçovë janë Sybi Shehu dhe Fatmir Doksani

-Në Memaliaj janë Edmonda Harizi dhe Petrit Lumani

-Në Tepelenë janë Arben Gumeni dhe Dino Selimi

-Në Gjirokastër janë Bledar Kaçi dhe Matilda Gushi

-Në Vlorë janë Anduel Tahiraj dhe Albana Hodaj

-Në Selenicë janë Nertil Bellaj dhe Ilir Fejzaj

-Në Himarë janë Aleks Tato dhe Pervin Gjikuria

-Në Delvinë janë Izet Silaj dhe Arkad Dukaj

-Në Sarandë janë Ardian Kola dhe Asaf Sroka