Kurti dhe Vetëvendosje nisin festën e fitores/ Nesër vijojmë me formimin e qeverisë

446
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e sotme.
Sigal

Ai tha se nga nesër do të nisë punën për formimin e qeverisë, ndërsa u zotua para mediave se do të punojë fort për vendosjen e Kosovës në binarët e drejtësisë.

“Sot do të jemi në festë  në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa prej nesër do të vijojmë me formimin e qeverisë, e cila do ta vendosë Kosovën në binarët e drejtësisë. Ne do të forcojmë shtetin tonë dhe do ta zvogëlojmë  qeverinë, prandaj do shihni më  pak pushtet dhe më shumë shtet”, tha mes të tjerash Albin Kurti, ndërsa iu bashku simpatizantëve të VV-së në podiumin  e festës, i cili është ngritur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Më herët ai ftoi LDK-në në koalicion, por me kusht që kryeministri i ri i vendit të jetë ai.

© SYRI.net