FOTO/ Mbahet mesha e Krishtlindjeve, besimtarët e krishterë kremtojnë lindjen e Krishtit. Merr pjesë dhe familja presidenciale

501
Sigal

Në mesnatë besimtarët e krishterë kanë mbajtur meshën që simbolizon lindjen e Krishtit.

Mesha për besimtarët ka nisur në orën 00:00 në katedralen e ‘Shën Palit’. Besimtarë nga Tirana por jo vetëm, kanë sfiduar edhe temperaturat e ulëta për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtë.

Edhe në kishën Orthodokse, është kremtuar Lindja e Krishtit. Në meshën e mbajtur, besimtarët ortodoksë janë lutur në emër të Krishtit.

Në meshë nuk munguan edhe personazhet e njohura publike. Në disa foto, shihet se kanë qenë të pranishëm presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, të shoqëruar nga fëmijët.