Ylli Dylgjeri: Bullizmi Rama

274
Sigal

Gazetari Ylli Dylgjeri ka analizuar fushatën zgjedhore të PS-së dhe sjelljen e kryeministrit Edi Rama, i ftuar mbrëmë në një emision televiziv, ku thotë se ai kërkon që të jetë i pavdekshëm në pushtet.

”Je i mbaruar me gjithë marifetet, mashtrimet, premtimet, vaksinat, morfinat, kokainat. Ke gjetur e bën. Ti je i pa përmirësueshëm, ndaj do të ikësh. Do ikësh për tu ndalur më pas me Ty dhe bëmat e tua. Dita po afron”,- u shpreh Ylli Dylgjeri në reagimin e tij.


Reagimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Të ndoqa dhe mbrëmë në Klan. Të ndoqa deri kur ju vërsule Andi Telës. E trëmbe. E bullizove. E maltrajtove, siç thonë në kosovë. Bravo Andi. Rezistove. Por bullizmi yt dje zoti Rama ishte më i madh edhe se bualli i ndërzimit në stacionet e përmirsimit racor.y

Po, po, nuk e le me arrogancën tënde të flasë. Pse? Sepse ta plasi të vertetën në sy: Banditët në Ditën e Verës në Elbasan i solle Ti dhe të shoqëruan vetëm Ty. Ti takove, Ti i rreshtove, Ti i urdhërove. Ti me Taulant Ballen u fërkove barkun, në mes të ditës, në mes të sheshit, në mes të Elbasanit.

I pamë dhjetra herë në kamera edhe fytyrat e tyre. Ti thua: nuk ishin me mua dhe të mitë! Unë ika! MASHTRUES! Po në shesh çfarë deshin ato? Persona në kërkim, që rrinë ngjitur teje dhe në mes të policisë së rendit, kriminale, Gardës, Shiku-t, e ku di unë se çfare policie tjetër.

E ti thua thua prap, nuk ishin me mua! Kujt ja thua? Ke qorra këtu? Apo u trëmbe se te doli boja megjithë suvanë. Apo u trëmbe prej tyre dhe tani po i lëshon siç e ke zakon që kur kalon lumin të dhjet jo vetëm kalin por edhe stallën. Kush të beson më?

Banditët i tremben policisë që është polici, e jo rrinë me Ty dhe me Të të festojnë ballakumen. Nje fjalë thotë “pas 35 vjetësh njeriu do të arrijë të jetë i pavdekshëm”; por ti do që të jesh i pavdekshëm në pushtet! Nuk je më. Je i mbaruar me gjithë marifetet, mashtrimet, premtimet, vaksinat, morfinat, kokainat. Ke gjetur e bën. Ti je i pa përmirësueshëm, ndaj do të ikësh. Do ikësh për tu ndalur më pas me Ty dhe bëmat e tua. Dita po afron.