Promovimi i verërave shqiptare në Itali, Presidenti Meta: Të ardhurat do përdoren për blerjen e materialeve shëndetësore

238
Sigal

Presidenti Meta ka marrë pjesë në një  video- konferencë që synon forcimin e shkëmbimeve ekonomike dhe turistike midis Italisë dhe Shqipërisë.”Me shumë kënaqësi përshëndeta dje, nëpërmjet një video-konference, aktivitetin e organizuar nga Shoqata e Somelierëve Italianë, në Komunën arbëreshe të Shën Mitër Korona, për promovimin dinjitoz të verërave tona të mrekullueshme “Made in Albania” në tregun italian.
Ky aktivitet, që synon forcimin e shkëmbimeve ekonomike dhe turistike midis dy vendeve tona, në veçanti mes komunave arbëreshe dhe Shqipërisë, kishte rëndësi të madhe edhe për qëllimin social dhe human për të cilin ishte ideuar, pasi të ardhurat e grumbulluara do të përdoren për blerjen e materialeve sanitare dhe shëndetësore në vendin tonë, me qëllim përballimin e pasojave të pandemisë COVID-19.
E falenderova Klubin AIS Kalabri dhe Klubin AIS Shqipëri për këtë nismë dhe urova që në të ardhmen të organizohen sa më shumë aktivitete të tilla, që përveç aspektit humanitar, nxjerrin në pah vlerat tërheqëse dhe traditat më të mira të agro-turizmit shqiptar, si dhe forcojnë lidhjet e Shqipërisë me komunitetin arbëresh dhe Italinë mike.”