Adriatik Dosti: Mos e bej veten pis në pleqëri o Bert Ndrenika

Zot mi merr të gjitha, por mendjen ma merr të fundit. Kështu më pat thënë shumë vite më parë teksa pinim një kafe aty në Kavajën e tij të dashur, Mjeshtri i madh i futbollit kavajas e atij shqiptar miku im i shkëlqyer e njeriu i mirë e i pa harruar i madhi Xhavit Daiu.

Dhe saktësisht kjo shprehje e mençur e tij mu kujtua sërisht sot teksa pashë e dëgjova video-mesazhin e aktorit të madh të skenës dhe ekranit shqiptar Robert Ndrenikës, që bnë publik faktin e bashkimit të tij me PS e Ramën dhe hap zyrtarisht edhe fushatën e tyre për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

NOA

Sinqerisht ndjeva dhimbje. Dhe fjalia e parë që më doli nga shpirti e jo nga goja ishte po pse e bën veten pis tani në pleqëri o Bert Ndrenika. Punove, luftove e jetove një jetë të tërë dhe meritove gjithe atë respekt e nderim të popullit tënd, që të duartrokiti e të deshi si askush tjetër dhe tani shkon dhe e bën si puna e lopës me kovën e qumështit.

Ti në një rresht me Luftarin e Fierit, në një batalion turpi me Gaz Pajën, Ermal Mamaqin, Kastro drogmenin. Në një front ei bashkuar me Çiljetën, Rovenën, Elin, Bonën e punëmbaruarve ?

Sa turp për ty, emrin e karrierën tënde.

Ti Bert Ndrenika i madh u bëre sot kaq i vogël deri aty sa nga duartrokitjet e respekti pa kufij i shqiptarëve për ty sot të marrësh sharjet, ofendimet e mallkimet e tyre. Aq më tepër kur një burrë e njeri i mirë si ti nuk i meriton ato, kurrën e kurrës, për ç’ka ka bërë për vendin e popullin e tij.

Ku e paske gëlltitur atë kodosh luge të çorbës së prishur o Bert, se këta rrufjanët pasi të ushqejnë kësisoj të marrin shpirtin gjatë gjithë jetës derisa të mbyllësh sytë. Këta zuzarë e zagarë të turpërojnë ja pikërisht këështu edhe në moshen e nderuar të pleqërisë o artisti i madh i vendit tim. Dhe të lënë pas atë kodosh njolle që e përsërisin aq shpesh tek thonë se Partia ta vë por edhe Partia ta heq njollën.

Është i rëndë turpi në moshën e pleqërisë o Bert, se është si një lloj testamenti a amaneti, që merr me vete para se të shkosh në atë botën tjetër. Ndaj jo më kot një fjalë e mençur arabe thotë aq bukur e mencurisht se, “të rrojmë gjatë në këtë botë nuk varet nga ne, por ama që emri të na rrojë gjatë kjo është plotësisht në dorën tonë”.

Dhe më bukur se kaq nuk thuhet!

Ti , Luli Bozo, Pëllumb Kulla, Najada Çomo, Luftar Paja etj etj. Nuk po hyj tek ata karagjozët e pseudo-artistët e llojit të Mamaqit e Çiljetës, që mbjellin pemë andej nga liqeni e nga Farka se nuk dua ta ndyj penën time me ta. Të gjithë në një moshë që sot më shumë se kurrë duhej të ishit në ballë të vendit e popullit tuaj për t’a inspiruar atë e për t’a udhëhequr me shembullin tuaj drejt një Shqipërie vërtet ndryshe, e jo në krah të ndonjë partie a lideri politik e t’u beni atyre fresk kaq turpërisht.

Gati dy vjet më parë të shkrova një leter publike o Bert Ndrenika miku im i mirë e shumë i hershëm. Ishte pikerisht koha kur t’i firmose për prishjen e shtëpisë tënde të dytë, Teatrit Kombëtar. Dhe përmes asaj letre t’i thoja të gjitha, me emra, fakte e ngjarje së cilet janë e kanë qenë historikisht këta më të cilët t’i po kërkon të bashkohesh e të vihesh në të njëjtën llogore. Por kurrë nuk mora përgjigje prej teje, duke më lënë të nënkuptoja se ti ishe tashmë i vendosur të ishe palë me “ata”, e jo me mua, me vendin e popullin tënd siç kishe qenë gjatë gjithë jetës tënde deri atëherë.

Jemi në gjysmën e rrugëtimit tonë thua ti sot në video-mesazhin e hapjes zyrtare të fushatës se PS-Ramës. Shumë e turpshme kjo që thua o Bert Ndrenika.

“Teatri do të ngrihët sërisht po aty ku ishte, por edhe më i bukur nga sa ishte” ,- vazhdon ti. Sinqerisht e beson këtë proçkë që nxjerr nga goja o Bert Ndrenika ?

“Akti ynë i dytë s’ka ardhur ende dhe e ardhmja jonë do të jetë plot shpresë”,- thua ti në këtë palo mesazh të turpshëm tëndin drejtuar shqiptareve. Vërtet beson tek shpresa e këtyre bastardëve dhe monstrave që kanë 76 vjet që po i bëjnë gropën këtij vendi e këtij populli o Bert Ndrenika, ti qofsh!

“Akti i dytë është vizioni i një Shqipërie më të mirë dhe të ardhmen që meritojmë kemi filluar t’a prekim. Ndaj nuk ka më kohë për pushim”,- e perfundon ti mbështetjen tënde publike për banditin e bandën e tij.

Sinqerisht nuk e prisja dhe nuk e mendoja kurrë që edhe ti të rreshtoheshea kaq turpshëm në skalionin antishqiptar të tyre. Në fasadën e tyre të turpit, tradhëtisë, hajnisë, poshtërsisë, krimit, drogës, tradhëtisë, gënjeshtrës, mashtrimit e antinjerzillikut, o Bert Ndrenika.

Ehhhh sa shumë ndryshim që kanë, madje radikal, Bert Ndrenika artist nga ai lloj Berti tjetër socialist o miku im. Ndaj lus zotin që shqiptarët të vazhdojnë të të mbajnë mend për mirë si njëri të mirë e si artist i mrekullueshëm i tyre e të të harrojnë që sot së njërin prej përkrahësve të djallit te tyre, Rama, të cilit ti sot(të enjten) i dole në krah zyrtarisht dhe e mbështete në vazhdimin e rrugës së tij të pisët e antishqiptare.

Deri dje ishe deputet i PD në Parlamentin e Shqiperisë o Bert, e sot jë shndërruar në megafon, gramafon e altoparlant i prishur e i pështirë i socialistëve neokomunistë e vegël e tyre. Kjo sikur nuk i shkon e nuk i ka fort hije burrit o miku im se njeriu normal, me karakter e me mend në kokë nuk mund të ngryset demokrat e të nesërmen të gdhihet neokomunist.

Zoti të ktheftë mendjen e të shpëtoftë një orë e më parë nga rruga e djallit që ta sugjeroi Shejtani. Dhe po Zoti të dhëntë forcë, kurajo e besim për të të pastruar shpirtin, forcuar zemrën e kthjelluar mendjen o artisti i shkëlqyer i Shqipërisë sime, që populli yt të bëri të  madh e një parti politike e pisët e tija po kërkon të të zvogëlojë kaq shëmtuar e neveritshëm!