Historia e qytetit që u shkatërrua për 15 minuta (FOTO)

263
Sigal

Pompei, “qyteti misterioz”, i cili për pak sa nuk u fshi nga harta e Italisë si pasojë e shpërthimit të vullkanit Vezuv, është shkatërruar për 15 minuta. Sipas hulumtimeve të fundit, qyteti u “varros” në hirin vullkanik në shumë pak kohë, saqë askush nuk kishte mundësi të shpëtonte.

Pompei ndodhet 25 kilometra larg qytetit Napoli në jug të Italisë ishte i njohur si “qyteti i argëtimit, mirëqenie dhe paqes”.

Qyteti u shndërrua në një varrezë, pasi një numër i madh personash humbën jetën si pasojë e shpërthimit të vullkanit Vezuv 2 mijë vjet më parë.

Qyteti historik i njohur edhe me historinë misterioze të njerëzve që mbetën të vdekur nga ndikimi i llavës, u zbulua nga një fshatar italian në shekullin e 17-të, i cili zbuloi mbetjet duke hapur një gropë.

Ndërsa një pjesë e qytetit u gjet nga arkitekti Bomenico Fontana, i cili shkoi në rajon për të hapur një kanal. Gërmimet në Pompei filluan në vitin 1709 në Herculaneum. Ndërsa në vitin 1860 drejtim gërmimeve iu dha arkeologut italian Fioreki. Pas një kohe të gjatë punimesh dhe gërmimeve u zbuluan 7 dyert e qytetit dhe muret, bulevardi kryesorë, shtëpitë dhe një numër i madh i vendeve historike.

Historia e qytetit që u shkatërrua për 15 minuta (Foto)

Historia e qytetit që u shkatërrua për 15 minuta (Foto)

Historia e qytetit që u shkatërrua për 15 minuta (Foto)

Historia e qytetit që u shkatërrua për 15 minuta (Foto)