Xhixho denoncon situatën në Shkozë: 25 prilli është pikërisht dita e ndryshimit

168
Sigal

Ditën e sotme, Nënkryetarja e LSI dhe njëkohësisht kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho në kuadër të fushatës elektorale ka vazhduar takimet me banorët në zonën e Shkozës, nga ku tha se, shqetësimi i Qeverisë për mirëqenien e shqiptarëve e tregojnë punët e bëra shkel e shko gjatë periudhës së fushatës elektorale.

“Dëshmi e qartë është përsëri sot Shkoza, ku qeveria në ikje po mbulon dështimin me një tjetër rrugë elektorale,ku ka nisur të shtrohet dheu i radhës i fushatës. Qytetarët, pa infrastrukturë, në varfëri, pa mundësi ekonomike e të braktisur nuk mund të mashtrohen më”,- shprehet Xhixho në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.


Postimi i saj i plotë:

Se sa shqetësohet qeveria për mirëqenien e shqiptarëve e tregojnë punët e bëra shkel e shko gjatē fushatës elektorale. E turpshme.
Dëshmi e qartë është përsëri sot Shkoza, ku qeveria në ikje po mbulon dështimin me një tjetër rrugë elektorale,ku ka nisur të shtrohet dheu i radhës i fushatës.
Qytetarët, pa infrastrukturë, në varfëri, pa mundësi ekonomike e të braktisur nuk mund të mashtrohen më.
Ka ardhur momenti që t’u rikthehet shpresa e munguar dhe 25 prilli është pikërisht dita e ndryshimit.
#voto nr.6 LSI
#voto nr.2 Erisa Xhixho
#shqipëriashtëpiajuaj