Petrit Vasili: Me ekipin e shkëlqyer të LSI në Vlorë, fitorja më 25 prill është e garantuar

236
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një intervistë dhënë për një televizion lokal në Vlorë, deklaroi se me ekipin e shkëlqyer të LSI në Vlorë, fitorja më 25 prill është e garantuar.

“Me ekipin e shkëlqyer të LSI në Vlorë, fitorja më 25 prill është e garantuar. Kush më mirë se të rinjtë mund ta garantojnë këtë fitore të sigurt. Përgatitja e tyre intelektuale, prejardhja e tyre familjare, lidhja e tyre e fortë me Vlorën e bën më të blinduar fitoren më 25 prill të djemve dhe vajzave patriote të Vlorës.

Përballë llumit në krahun tjetër, njerëzve të aferave të korrupsionit e koncensioneve, hajdutëve të votave si Damiani dhe Afrimi i “Astirit”, kemi listën e LSI-së me vajza e djem të rinj si Grisejda Myslimi, apo Dikens Bushaj, figura të pasta dhe tepër kualitative që i bëjnë nder Vlorës.

Më 25 Prill Vlora do t’ia bëjë fora me në krye vajzat dhe djemtë e mrekullueshëm, këtë kapital të çmuar njerëzor, që kemi fatin të jenë në listën e LSI-së”, tha nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.