Xhaferri: PADREJTËSI ME REGJI/ Pas SPAK edhe Kushtetuesja nënshkruan marrëveshje elektorale me Edi Ramën!

39
Sigal

Nga Besart Xhaferri/

Gjykata Kushtetuese në kushtet kur nuk ka plotësuar numrin prej 5 gjyqtarësh ka vendosur të rrëzojë kërkesat e liderit të opozitës, Sali Berisha, duke u bërë kështu palë në pengmarrjen e tij për llogaritë elektorale të Edi Ramës.

Pra për gjykatën kushtetuese nuk përben asnjë problem se është shkelur Kushtetuta kur SPAK anashkaloi Parlamentin kur kërkoi masën ndaj tij.

Këtu nuk po flasim më për drejtësi, por për padrejtësisë me regji, që ka vetëm një objektiv lënien e vendit pa opozitë.

Koha është për reagim pasi nuk jemi në kushtet kur duhet të shpëtojmë vendin nga autokracia por duhet ta shpëtojmë dhe drejtësinë nga politika!