Vendimi i Kushtetuese, Gjokutaj: Ky nuk është vendim, është në funksion të propagandës së Ramës

68
Sigal

Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim në lidhje me ankimimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhënien ndaj tij të masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Duke folur në një intervistë, avokati Genc Gjokutaj është shprehur se, nuk është një marrë një vendim, pasi gjyqtarët kanë dalë në në barazim 4 me 4 dhe sipas avokatit, kur një vendim del barazim cilësohet si i rrëzuar.

Gjokutaj u shpreh se, njoftimi i sotëm nga Kushtetuesja është në funksion të propagandës shtetërore të Edi Ramës.

‘Sot ka ndodhur i njëjti skenar si me Jamarbër Malltezin, ku gjyqtarët dolën barazim 4 me 4. Dhe kur dilet në barazim, vendimi cilësohet i rrëzuar.

Kjo gjykatë i ka hyrë kësaj çështje për të penalizuar Sali Berishën. Ata janë hallka e fundit dhe më antikushtetuesja, më  e rrezikshmja në sistemin tonë të drejtësisë. Ata janë janë stacioni i fundit i cili i jep dorën e fundit një procesi. Ata siç e dini, siç  e kanë marrë vesh të gjithë, të emëruar që nga Lana, ata këtë vendimmarrje e kanë bërë.

Është po kjo gjykatë kushtetuese që nuk pranoi kërkesën e 1/5 e deputetëve që është e shkruar e zezë mbi të bardhë.

Ky vendim i sotmi që është mos vendim, se nuk ka vendim 4 me 4, është në funksion të propagandës shtetërore, për të thënë që Berisha ka probleme’, tha ndër të tjera, avokati Genc Gjokutaj.