Vdes në moshën 13-vjeçare shqiptarja, Jennifer Alcani, pas aksidentit të frikshëm: Iku fshehurazi prindërve

Aksidenti ndodhi në Abbadia Lariana, brenda një tuneli, rreth orës 5 të mëngjesit. Vajza ishte në sediljen e pasme të një BMW-je që udhëtonte me 150 kilometra në orë, drejtuar nga një mik 22-vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur.

Jennifer Alcani, vetëm 13 vjeçe, u largua fshehurazi nga shtëpia të enjten, më 9 janar, në orët e vona të mbrëmjes, për të kaluar kohë me dy miq më të mëdhenj në një McDonald’s. Në orën 5 të mëngjesit të së premtes, nëna e saj, e cila nuk kishte dijeni për largimin e vajzës dhe mendonte se ajo flinte në dhomën e saj, mori telefonatën e tmerrshme nga policia: vajza ndodhej në spital, pas një aksidenti në Abbadia Lariana.

Sigal

Jennifer ndërroi jetë më 16 janar, në spitalin Manzoni në Lecco, pas gjashtë ditësh në koma, pa u rikthyer në vetëdije. Mjekët u detyruan të deklaronin vdekjen e saj të enjten pasdite, raportoi Corriere della Sera.

Ajo ishte shtruar në repartin e Neuroreanimacionit, pasi gjendja e saj u duk që në fillim kritike. Gjatë gjithë javës, miqtë e saj që nuk mund ta vizitonin, qëndruan jashtë spitalit, pranë dritares së saj, në shenjë solidariteti.

Jennifer, e quajtur Xheni nga miqtë, jetonte në Pescarenico me nënën e saj, ndërsa babai ishte me origjinë shqiptare. Në agimin e së premtes, më 10 janar, ajo udhëtonte me një BMW Series 1, drejtuar nga një mik 22-vjeçar. Automjeti nuk ishte i tij, por i një miku tjetër, 19-vjeçar nga Malgrate, i cili kishte filmuar një video që më pas u postua në TikTok.

19-vjeçari nuk kishte patentë, pasi kishte dështuar disa herë në provime. Dy djemtë kishin konsumuar shumë alkool dhe në makinë u gjetën shishe bosh. Ndërkohë, Jennifer po flinte në sediljen e pasme. Videoja e postuar në TikTok tregon momentet e fundit të garës së çmendur nëpër tunel, filmuar nga 19-vjeçari që dokumentoi shokun e tij duke vozitur me muzikën në volum të lartë.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 5 të mëngjesit në hyrje të tunelit që bashkon rrugën shtetërore 36: shoferi, i cili po udhëtonte me mbi 150 kilometra në orë, humbi kontrollin e makinës së fuqishme kur doli nga një gjysmë kthese, e cila përfundoi në përfundoi një parapet prej betoni. Por ndërsa dy të rinjtë shpëtuan me plagë të lehta, Xheni, e cila flinte në sediljen e pasme, me rripin e sigurimit, nuk u zgjua më. Pësoi traumë në kokë, koma e pakthyeshme.

22 -vjeçari në timon, i hetuar fillimisht për dëmtime të rënda në rrugë,  tashmë akuzohet për vrasje me automjet. Për më tepër, pas përplasjes, ai u përpoq të largohej nga dhoma e urgjencës – ai ishte praktikisht i padëmtuar – për të shmangur testin e alkoolit . Xheni ishte regjistruar në klasën e gjashtë në shkollën Stoppani në Lecco, edhe pse frekuentonte pak dhe për këtë kishte dështuar dy herë. Ajo do të kishte mbushur 14 vjeç në prill.  Varrimi do të bëhet të shtunën në orën 15:30 në Bazilikën e San Nicolò në Lecco.