Arrestohet ‘Eskobari’, pronari i disa lokaleve në Shqipëri

612
Policia italiane ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptar, bashkë me të dashurën e tij 36-vjeçare, pasi janë kapur me 22 kg marijuanë dhe hashash të fshehur në një makinë që kishte ardhur nga Shqipëria.
Mësohet se shqiptari i arrestuar, ishte mbajtur në përgjime prej kohësh, ndërsa u vendos që të organizohej operacioni për arrestimin e tij.
Deri tani, hetimet tregojnë se ai kishte rolin e mbajtjes se kontakteve mes eksportuesit shqiptarë të drogës dhe atyre italianë në Brescia, Milano dhe Bergamo.
Ai konsiderohet si një “Pablo Escobar” i Tiranës, pronar i një rrjeti klubesh nate dhe mbi te cilin ka urdhër-arrest evropian për trafikun ndërkombëtar te drogës.
Gjatë momentit të arrestimit të dashurës së tij, iu gjet një ID false teksa shiste drogën për një trafikant që jeton në Milano, ne baze te hetimit dhe operacionit koduar “trafiku i fundit” realizuar nga skuadra e Brescia.
Ende nuk ka detaje të tjera, pasi mësohet se operacioni është në zhvillim e sipër.


Sigal