Ministrja Xhaçka: Forcat e Armatosura, armatim sipas standardeve të NATO-s

606
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa ka falënderuar qeverinë amerikane pas marrjes në dorëzim të 12 mjeteve të blinduara që do të jenë në shërbim të forcave tokësore deklaroi se Forcat e Armatosura shqiptare do të armatosen sipas standardeve të NAT0-s.

Xhaçka tha se ushtarakët shqiptarë janë të barabartë me aleatët dhe gjenerues sigurie në zonat me të nxehta. “Mbështetja e SHBA ka qenë bujare ndaj Shqipërisë. Shpreh bindjen se transformimi nuk do ishte i mundur pa SHBA. Do të theksoj marrëdhëniet me SHBA në fushën e sigurisë janë histori suksesi. Këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe shpreh mirënjohjen për këtë ndihmë. Asistenca e SHBA për Shqipërinë ka qenë e shtrirë në kohë, unë do të veçoja trajnimin në burime njerëzore. Në memorien e FA numërohen 740 kurse të ofruara nga SHBA dhe rreth 280 në qendrën ‘Marshall’. Ne jemi mirënjohës që shumë gjeneralë kanë kryer studimet në SHBA dhe tani drejtojnë strukturat tona ushtarake. Ushtarakët shqiptarë të barabartë me aleatët, gjenerues sigurie. Gjendemi në zonat me të nxehta bashkë me aleatët. Përballimi i sfidave të reja kërkon rritjen e kapaciteteve, Shqipëria po bën më të mirën e mundshme. Shqipëria është e angazhuar në një proces modernizimi për kapacitetet operacionale, sidomos të atyre që janë pjesë e NATO-s. Ne po investojmë përmes disa shtyllave, kemi ndihmën e SHBA. Armatimi sipas standardeve të NATO-s, roboti për eksplozivët dhe kostumi për mbrojtjen nga bombat kanë rritur performancën. Falënderim i veçantë për ambasadorin e SHBA. Ju falënderoj për ftesën për të vizituar departamentin amerikan të mbrojtjes” deklaroi Xhaçka. Ambasadori Donald Lu tha se vizita e ministres Xhaçka në Pentagon në janar, do zgjerojë marrëdhëniet ushtarake dhe do rrisë mbështetjen tonë për FA.
Sigal