Vrasjet mafioze në vend, Meta: Merrni masa të menjëhershme, të ndalohen sa më parë autorët

148
Sigal

Ditën e sotme, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas vrasjeve të ditëve të fundit në disa qytete të vendit.

“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike.”,- u shpreh Kreu i Shtetit në një reagim të tijin të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook.


Reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike. Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor