Vokshi: Veliaj gënjeu për të mbuluar korrupsionin, Gjonaj është proceduar për 1 ditë munges

442
Në një deklaratë pë shtyp Partia Demokratike nëpërmjet deputetes Albana Vokshi ka vijuar të denoncojë kandidatin pë bashkinë e Tiranë Veliaj. Vokshi është shprehur se Veliaj ka mbështetur me tendera vëllain e tij gjatë kohës që ishte ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Vokshi deklaroi se Veliaj është gati të gënjejë në mënyrë monstruoze, duke u përpjekur të mbulojë aferat e tij, si me vilën luksoze, dasmën luksoze të bërë me fondet publike të traku-fest
“Për të mbuluar abuzimet e tij, korrupsionin me tenderat që ka përfituar vëllai, Erion Veliaj është gati të gënjejë në mënyrë monstruoze. Ai deklaroi se e ka pushuar Luiza Gjonajn, nëpunësja që nuk pranoi të firmoste tenderin për vëllain e tij, madje që e denoncoi me shkresë zyrtare shkeljen e ligjit, sepse ajo paska munguar 74 ditë në punë. Ja ku është akti i kontrollit, i bërë nga vartësit e tij. Pra procedimi disiplinor që ka urdhëruar Veliaj, pas denoncimit që Gjonaj i bëri korrupsionit. Kontrolluesit kanë shkruar në raport, e zeza mbi të bardhë, që zonja Gjonaj, ka munguar një ditë në punë, me 8 gusht të vitit 2014.
Ja ku është raporti. Një ditë të vetme. 74 ditë tha Veliaj dhe e përsëriti këtë refren 10 minuta në emisionin Opinion, kushdo që e ka parë e mban mend.
Në të njëjtën mënyrë, Erion Veliaj gënjen, duke u përpjekur të mbulojë aferat e tij, si me vilën luksoze, dasmën luksoze të bërë me fondet publike të traku-fest, 540 milionë lekët që ka marrë kompania e vëllait të tij, e deri tek skandali më i rëndë, përfshirja në paratë e pista të Dzanashvillit, përmes bashkëshortes së tij. Qytetarët e Tiranës janë ngopur me mashtrimet e tij për të mbuluar korrupsionin”, deklaroi Vokshi.
Sigal